Prokuroria e Tiranës pushoi akuzat ndaj kreut të Vetëvendosjes në Shqipëri Boiken Abazi dhe 5 anëtarëve të tjerë të kësaj lëvizjeje të hetuar përgjatë këtyre muajve për protestën kundër prishjes së teatrit kombëtar. Prokurori i thotë gjykatës se nuk provohen asnjë nga akuzat si manifestim dhe protestë e paligjshme, bllokim i rrugës dhe kundërshtim të forcave policore. Të vetmit që do gjykohen janë dy vëllezërit Mërtiri.

Në Shqipëri liria e tubimit është një e drejtë kushtetuese thekson prokurori i çështjes dhe mungesa e njoftimit mund të përbëjë shkak për masë administrative por jo penale. Sa i takon veprës për bllokimin e rrugës akuza thekson se synimi i protestuesve ishte protesta kundër prishjes së teatrit dhe jo ngadalësimi i qarkullimit.

Në vendimin e pushimit prokurori urdhëron të vihen në dijeni për pushimin e hetimeve shtatë efektivët që pretenduan se ishin dëmtuar. Por hetimet vërtetuan se tre efektive Viktor Todhja, Marsel Micja dhe Joni Mukja u goditën nga vëllezërit Mërtiri, ku nga pamjet filmike të administruara rezulton se grupi u godit nga të dyshuarit Mërtiri menjëherë sapo njëri nga vëllezërit u shoqërua në polici. Edhe më herët pas arrestimeve, gjykata kishte mbajtur qëndrim lehtësues për anëtaret e Vetëvendosjes të cilët gjatë masave të sigurisë u mbështetën me një protestë nga aktivistë të tjerë./topchanel/

Lexo po ashtu:  Zyra e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri: - Takime me bashkatdhetarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *