Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme, ka ngritur aktakuzë ndaj “Kelkos Energy” e cila operon me hidrocentralet në Deçan.

Kjo aktakuzë është edhe ndaj personit përgjegjës George Woeber, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Në aktakuzë thuhet se si pasojë e rrjedhjes së vrullshme të ujit, nga kanali (tubacioni) i cili shërben për qarkullimin dhe mbledhjen e ujit dhe dërgimin e tij për furnizimin e hidrocentraleve, të cilat administrohen dhe menaxhohen nga SH.P.K “Kelkos Energy”, u shemb në tërësi dheu dhe shkaktoi dëme në rrugën e cila ishte përgatitur për asfaltim, në gjatësi prej tre kilometrave, duke i shkaktuar dëme materiale edhe punëkryesit të rrugës, të dëmtuarës SH.P.K “Lika Trade”.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur me datë 30 prill të vitit 2020, rreth orës 16:50, në Deçan, konkretisht në segmentin e rrugës Deçan- Plavë,

Prokurori i shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente, që i pandehuri G.W., dhe personi juridik SH.P.K “Kelkos Energy” , të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë

Lexo po ashtu:  Piloti 20 vjeçar gjerman krijon një shiringë në qiell – Shenjë e fillimit të fushatës së vaksinimit në botë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *