Amerika e Para është deviza që njoftoi se rendi ndërkombëtar i pas Luftës së Ftohtë mori fund. Politika amerikane ka vënë në krizë serioze të gjitha institucionet përfaqësuese të Perëndimit, përfshië NATO-n dhe BE-në: e para sepse nuk po gjen më pikë mbështetjeje me veprimet e ShBA dhe e dyta për shkak se nuk është aq kohezive sa kërkon vizioni për Europën. Perëndimit pra i mungon udhëheqja dhe për pasojë edhe autoriteti.

Në këto kushte teza e Kisinger – apo e përkrahur prej tij – për një botë që i rikthehet ekuilibrit të forcës sa vjen dhe aktualizohet duke e manifestuar këtë gjë në sfidimin e vazhdueshëm të normave të imponuara nga Perëndimi.
Rusia dhe Kina nuk e fshehin më ambicien për rishikim të këtij rendi, fuqi rajonale si Turqia dhe Meksika p.sh nuk i binden më si më parë kërkesave të fuqive kryesore. Në këtë kuadër një tjetër propozim mundet ta ndërlikojë më shumë situatën.

Në një shkrim në portalin “Modern Diplomacy” është hedhur së fundmi ideja e riaktivizimit nën drejtimin e Indisë të organizatës së Vendeve të Paangazhuara. Për t’i dhënë asaj tjetër dinamikë, nisur nga fakti se ajo ka aktualisht një ndikim më të madh sesa gjatë Luftës së Ftohtë.

Lexo po ashtu:  “Kastraveca” apo "Ullinjë", Cilët janë 12 ish-deputetët e VV-së, sipas Albin Kurtit

Në shkrimin në fjalë paradigma e këtij riorganizimi është “Jugu i varfër”, që nënkupton kryesisht vendet e hemisferës jugore dhe ato të varfra që mund të bashkohen nën një ombrellë.

Nën peshën e kërcënimeve në rritje si ndryshimi i klimës, terrorizmi…jugu i botës dhe vendet e Paangazhuara e gjejnë veten në kushte kolapsi. Jugu duhet t’i rezistojë prirjeve nacionaliste të vëna re në vendet perëndimore ai ShBA që po përpiqen të vendosin kufij tregëtarë dhe migratorë…Me popullsinë në rritje dhe burimet e kufizuara jugu po lufton deri edhe për të siguruar një standard të pranueshëm jetese…i zhytur ne terrorizëm dbe konfliktet rajonale, shumë vende përballen me neokolonializmin…, shkruan ndër të tjera studiuesi Krishnaveer Singh.

Struktura e këtij organizimi mendohet të jetë ndryshe nga modeli ekonomiko-ushtarak i Perëndimit, por duke u bazuar te solidariteti njerëzor.

Sugjerimi është që India të marrë këtë rol qoftë edhe sepse ajo si fuqi ekonomike e madhe dallon si fuqi e butë dhe që përfaqëson më mirë të varfërit. India po ashtu mund të ofrojë shumë për probleme shumë serioze për Jugu  sepse është vendi i disa prej kompanive farmaceutike më të mëdha në botë.

Lexo po ashtu:  Stanley Kubrick: “Shtetet e mëdha kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, ndërsa shtetet e vogla si prostituta”!

Në fund koka e kësaj strukture do të jetë patjetër politike dhe nëse një lëvizje e tillë ndodh, me siguri që pas saj do qëndrojnë ambiciet globale të Indisë.

Pa antagonizëm me Perëndimin, por duke kërkuar një rol të cili Perëndimi nuk e ka luajtur. Është një shembull nga ana tjetër se pabarazia në botë nuk mund të injorohet më dhe ndarja në vende të pasura dhe të varfra është në fund identifikim më i qartë i realiteteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *