Protestat qytetare në themel kanë një kauzë politike. Vetë atëherë ato mund të thuhet se janë të shëndetshme.
Protesta e sotme kishte një kuazikauzë qytetare, por jo edhe atë politike. Në themel të saj, de fakto është një kërkesë populliste e një grushti kuazitrockistësh, kundër ngritjes së supozuar të çmimit të energjisë elektrike (të paralajmruar nga ZRRE-ja). Ndërkaq i mungon tërësisht kauza politike, përveç mllefit politik, vullnetit dhe gjakimit që u shërbeu për mbledhjen e sojit e sorollopit për rrëzimin e qeverisë më të mirë që ka pas Republika në historinë e saj.
Ajo që më ra në sy ishte përqëndrimi i propagandës së ish establishmentit poltik të PRONTO-Mafisë ( në zotërim të të ciës janë shumica absolutee televizioneve private, e madje edhe RTK-në), për t’i bërë PIAR-in kësaj proteste!
Gjasat reale janë që në prapavijë të kësaj proteste të jenë pikërisht pasuesit e aktivitetit subversiv të ish kreut të UDB-s së perudhës së Milosheviqit – Jovivca Stanišič-it!
Disa, në mos shumica e djemëve e vajzave të PSD-së, as që mund të supozojnë për këtë fakt, meqë janë shumë naiv dhe tekanjoz të lloit të vet.
Kjo protestë në shikim të parë mund të cilësohet si qytetare, meqë kishte pjesëmarrës nga shtresa të ndryshme. Organizatorët (merrni me mend në treshen e parë më ngjau se ishin: Dardan Mulliqaj, Berat Buzhala dhe Hysen Berisha), prapa të cilëve , e qartë, qëndrojnë kokat drejtuese reale të PDK-së; megjithatë, ata, kësaj radhe, ia kanë dalë të manipulojnë shumë qytetarë, duke i shfrytëzuar në ekstrem politikisht.
Kishte edhe demokratë e liberal të mirëfilltë, që shin rreshtuar pro rrëzimit të qeverisë së Nolit, në dhjetorin e 1924-ës. Disa sosh, sidomos ata kosovarë, të rreshtuar si ushtarë e të komanduar nga oficerët bjellorus, kishin qenë të manipuluar keq, duke besuar se kështu po luftonin për rikthimin e Mbretit të shqiptarëve në krye të “Mbretërisë sonë”! Më vonë, kur kishin parë se në shërbim të kujt ishin vënë, të penduar keq, kishin kërkuar ndjesë, e ulur kokën gjatë gjithë jetës. Megjithatë, ata tashmë janë hy në histori si pjesëmarrës në një vepër të krimit politik.
Historia nuk i falë dot.
Pendesa ishte e vonuar!
Koha është për rikëndellje politike dhe rilexim të gjendjes nëpër të cilën po kalojmë. Nuk i vihet prapa secilit politikan-mashtrues që zë në gojë e trumpeton fjalën “Liri” e “Barazi”!
Jepni kohë rezonimit e reflektimit politik, duke i dhënë kohë Qeverisë Kurti për funksionalizimin e Republikës.
Përndryshe, kam dro se do shndërroheni në argat të djallit!
Pendesa e vonuar, pastaj, nuk vlenë!/Sadri Ramabaja/
Lexo po ashtu:  Në kërkim të Albin tradhëtarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *