Qytetarë të shumtë serbë kanë dalë për të protestuar në mbështetje të Rusisë, pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk e përkrahi pushtimin rus ndaj Ukrainës.

Protestuesit janë mbledhur në afërsi të Presidencës së Serbisë, duke e mbyllur rrugën për qarkullim. Të mbledhurit po këndojnë mesazhe mbështetjeje për Rusinë, e cila filloi pushtimin e Ukrainës të enjten e kaluar,shkruan media kroate.

Përfaqësuesit e organizatave të ekstremit të djathtë – Damnjan Knezevic nga Patrulla Popullore, Mladen Obradovic nga Obraz – iu drejtuan pjesëmarrësve të protestës nga skena duke u thënë se nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë pas zgjedhjeve, dy herë më shumë njerëz se sonte do të dalin në rrugë.

Knezevic u dërgoi një mesazh CNN, BBC dhe RTS, “se rusofobia në Serbi është një gabim statistikor”.

Obradovic tha se “Rusia po çliron të gjithë botën nga kërcënimet e NATO-s” dhe se sot “Putini ka treguar se kush është burrështetasi më i fortë dhe më i guximshëm në botë”.

Tubimi filloi me himnet e Serbisë dhe Rusisë, qytetarët po mbajnë flamuj rus dhe serb dhe po brohorasin “Rusi, Rusi”, “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”, “Tradhëti, tradhëti” dhe “Vuçiq Shqiptar, e tradhtove Serbinë”.

Lexo po ashtu:  Kurti ia thotë në sy Vuçiqit: Sa më shpejtë që çliroheni nga Kosova, aq më mirë për të dy vendet do të jetë

Protestuesit më pas shkuan për shëtitje drejt ambasadës ruse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *