Gazetarja ruse Maria Ovisannikova, e cila u bë e famshme për shfaqjen e një pankarte kundër pushtimit të Ukrainës, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv, u përfshi në listën e të kërkuarve nga Ministria e Brendshme e Moskës.

Ajo ishte në arrest shtëpie me akuzën e përhapjes së lajmeve të rreme kundër forcave të armatosura; sipas asaj që i shoqi i raportoi faqes së pavarur të lajmeve Mediazone, por më 1 tetor ajo iku duke marrë me vete vajzën e saj 11-vjeçare.

44-vjeçarja me origjinë ukrainase, fitoi vëmendjen ndërkombëtare në mars pasi shpërtheu në një studio të Channel One, për të denoncuar luftën në Ukrainë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë lajmesh, duke mbajtur një poster ku shkruhej “Jo luftë”. Në atë kohë ajo u gjobit me 30,000 rubla për shmangien e ligjeve të protestës.

Ovsyannikova vazhdoi të protestonte kundër luftës dhe u akuzua në gusht për përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë ruse për mbajtjen e një posteri që lexonte “Putini është një vrasës, ushtarët e tij janë fashistë” gjatë një proteste të vetme në argjinaturën e lumit Moskva përballë Kremlinit. Ajo u vendos më pas në arrest shtëpiak për të pritur gjyqin dhe do të përballej me 10 vjet burg nëse shpallej fajtore.

Lexo po ashtu:  "The Guardian" e rendit Marubin, si një prej muzeve më mbresëlënëse të Evropës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *