Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden ende nuk ka mbajtur një konferencë për shtyp që nga Dita e Përurimit të tij në postin e ri dhe pavarësisht se administrata ka nisur nga detyra.

Gjatë 100 viteve të kaluara, për asnjë president nuk ka kaluar kaq shumë kohë sa për Biden pa kryer një sesion zyrtar me reporterët e Shtëpisë së Bardhë duke u përballur kështu me pyetjet e gazetarëve.

Dhe “Saturday Night Live” kurrë nuk ka shkuar kaq larg në mandatin e një presidenti të ri pa pasur dikë që e portretizon atë në një skicë.

Hera e fundit që një personazh i Biden u shfaq në “SNL” ishte më 19 Dhjetor, kur Alex Moffat bëri një imitim të presidentit të zgjedhur.

Çfarë po ndodh? A është Shtëpia e Bardhë e shqetësuar për një gafë apo shfaqje të dobët nga presidenti i ri ndaj edhe shmang një dalje të mundshme të tij televizive në përballje me gazetarët? Fox Neus dhe media të tjera konservatore po promovojnë me padurim spekulime të tilla.

A ka frikë “SNL” të bëjë shaka në kurriz të presidentit të ri? Prodhuesit duken të pasigurt se çfarë të bëjnë me Biden, pavarësisht historisë së tyre të pasur të talljes dhe ironisë me politikanë nga të dy partitë.

Mbase gjërat do të ndryshojnë me kohën por për momentin nuk duken mirë. Presidenti Biden duhet të mbajë një konferencë shtypi.

Lexo po ashtu:  Shkollat shqiptare në veri të Kosovës vazhdojnë mësimin

Donald Trump dhe Barack Obama secili mbajtën konferenca solo gjatë muajit të tyre të parë në detyrë.

Administrata e Biden, megjithatë, është përqendruar në pengesat kryesore të kongresit, ligji për lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga Covid-19 dhe konfirmimet e Kabinetit, në një pikë ku pyetjet e frekuencës së lirë nga grupet e shtypit mund ta vendosin presidentin e ri në një pozicion të vështirë.

Por në një kohë kur transparenca e vërtetë është shumë e nevojshme në qeveri, veçanërisht në një administratë që favorizonte “fakte alternative”, Biden po bën një gabim duke u ruajtur kaq shumë prej reporterëve të Shtëpisë së Bardhë.

Në fund të presidencës së Trump, ai përdori konferencat e lajmeve në televizion për të mbajtur fjalime.

Kur ai bëri pyetje, ai keqtrajtoi disa reportere kryesisht gra dhe u mbështet në pyetjet e lehta nga media konservatore për të shmangur çështjet reale me të cilat përballej kombi.

Biden mund dhe duhet të bëjë më mirë, dhe ai duhet ta arrijë këtë gjë shumë shpejt.

Ndërkohë, shikuesit e “Saturday Night Live” ndoshta po pyesin se cila është marrëveshja me Biden? Ai përmendet shkurtimisht në “Ueekend Update”, por ende nuk ka pasur një skicim me karakterin e Biden në 2021.

Gjatë fushatës, Jim Carrey portretizoi Biden në “SNL”, dhe disa demokratë menduan se ishte shumë e ashpër. Carrey u largua nga roli pas zgjedhjeve, pa shumë shpjegime atëherë anëtari i kastit Moffat i dha një provë pjesës në një skicë të butë. Dhe kaq ishte.

Lexo po ashtu:  Ministria britanike e Mbrojtjes: Përgatitja për ofensivën në lindje, Rusia furnizon ushtrinë që nga Bjellorusia

Nuk është se Biden është i vështirë të imitohet apo të skicohet dhe të portretizohet.

Imituesit dhe gazetarët e “SNL” kanë qenë gjithmonë liberalë të prirur, por përgjithësisht të gatshëm të heqin dorë nga ofendimet ndaj presidentëve nga të dyja palët. Nëse do të talleshin me Biden për gabimet e tij të herëpashershme në të folur në publik, skenari mund të shkonte kështu:

Prezantuesi: Zonja dhe zotërinj, presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Presidenti: Miqtë e mi amerikanë, zonja dhe zotërinj, anëtarë të shtypit dhe familja ime e ngushtë. Së pari, a mund t’ju falënderoj të gjithëve që jeni këtu, jam edhe unë ketu me ju. Faleminderit të gjithëve që jeni këtu. Dhe jam me të vërtetë i nderuar që më kërkohet nga ju të hap shfaqjen ‘Natën e së Shtunës’

(Ai derdh ujë në një gotë, pastaj merr një gotë bosh dhe përpiqet të pijë prej saj.)
Presidenti: Unë kam dy njoftime kryesore për të bërë

(Pengohet dhe bie.)

Presidenti: Uhoops! Uh Oh.

(Çohet.)

Presidenti: Nuk ka problem. Nuk ka problem

Pas kësaj ai do të përpiqej të pinte ujë nga gota e zbrazët. Ai mund të godasë kokën në podium, të pengohet për herë të dytë, të kalojë mbi dy karrige të palosshme dhe, i shtrirë në dysheme, të bërtasë: “Jetoni nga Neu York, është e shtunë mbrëmje!”

Lexo po ashtu:  Gjukanoviq akuzon Serbinë dhe Rusinë se po provojnë ta shkatërrojnë Malin e Zi

Të vërtetat personale kundrejt fakteve: Në garë, liberalët mendojnë për ‘të vërtetat personale’ fakte kryesore. Republikanët kanë në plan të njëjtat marifete si Trump.

Një skenar i tillë është tipik për “SNL” lidhur me presidentët dhe a po sillet butë “SNL” ndaj Demokratëve në sezonin e tij të 46-të?

Shpresojmë që jo, sepse siç vuri në dukje krijuesi i shfaqjes dhe producenti ekzekutiv Lorne Michaels , “Nëse një kulturë nuk të lejon të qeshësh me udhëheqësit ose me gjërat që sytë dhe veshët të thonë se po ndodhin në të vërtetë, kjo nuk është as shenjë as gjë e mirë”.

Kemi nevojë për më shumë konferenca të lajmeve reale, dhe më shumë të qeshura të sinqerta ndaj edhe presidenti Biden duhet të mbajë sa më parë një konferencë për mediat dhe njëkohësisht të përballet me pyetjet e gazetarëve por jo vetëm kjo, një administratë si kjo duhet edhe të pranojë të vihet në lojë nga media përmes sarkazmës dhe vizatimeve ‘tallëse’ lidhur me një gafë të mundshme që mund të ndodhë gjatë një fjalimi.

Përkthyer dhe përshtatur nga Foreign Policy/konica/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *