Diamantet janë ndër gurët më të rrallë dhe prandaj kostoja e tyre mund të jetë shumë e lartë, deri në 52 mijë euro për karat.

Për të marrë një diamant një karat të kualitetit të mirë (që është pa ngjyrë dhe pa gjurmë të karbonit të kristalizuar) është e nevojshme të nxirret dhe përpunohet 250 ton kimberlite, shkëmbi brenda të cilit është më e lehtë për t’i gjetur ato. Vlera e çdo guri të çmuar përcaktohet nga katër parametra: Pesha (shprehur në karat: një karat është e barabartë me 200 miligram), ngjyra, qartësia dhe prerja. Tre të parat varen nga natyra e gurit, e fundit nga ndërhyrja e njeriut. Një diamant me cilësi të mirë duhet në të vërtetë të ketë një prerje të mirë që rrit shkëlqimin dhe lejon që ajo të lëshojë sasinë maksimale të dritës.

Në të kaluarën diamantet konsideroheshin simbol pasurie dhe shquarje aq shumë sa që nga periudha e mesjetës sovranët nga e gjithë bota kanë kërkuar që të mbledhin sa më shume diamante.Disa prej tyre janë bërë të famshëm: diamanti blu nga India, thuhet se është bartës i fatit të keq, ndërsa Kho-I-Noor (Mali i Dritës), gjithashtu Indian, sipas legjendës i përkiste një idhulli para se të vidhej gjatë një plaçkitjeje. Diamanti më i madh i gjetur deri më tani është Cullinan: pesha e parë ishte 3106 karat.

Lexo po ashtu:  Analistët e njëanshëm flasin për rezultatet e mundshme në zgjedhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *