Edhe kur duket se keni humbur durimin, dhe toleranca juaj ka rritur kufijtë, zgjidhja më e mirë mbetet sërish të duroni. Të bërtiturat e shuplakat nuk janë kurrë mënyra e duhur për të edukuar fëmijët dhe i bën ata të rriten të dhunshëm.

Hulumtimi i fundit vjen nga një studim i madh ndërkombëtar i botuar në revistën mjekësore British Medical Journal Open, ku thuhet se në vendet ku ndalohet ndëshkimi fizik, fëmijët janë më paqësorë dhe tolerantë.

Analizimi i dhunës në 90 vende

Autorët kanë analizuar të dhënat e mbledhura nga sondazhe të mëparshme për të parë se sa fëmijë janë përfshirë në konflikt gjatë një viti shkollor dhe sa herë. Më pas, ata shqyrtuan ligjet e shteteve individuale në lidhje me rrahjen e të miturve dhe pastaj kaluan të gjitha të dhënat. Qëllimi ishte për të kuptuar nëse dhe si përdorimi i ndëshkimit fizik, si përplasjet dhe shpullat, mund të kenë efekte negative në zhvillimin psikologjik të fëmijëve.

Më pak dhunë, fëmijë të qetë

Lexo po ashtu:  Fjalët që një grua duhet t’ia thotë gjithmonë vetes

Sipas rezultateve, në 30 vendet që e kanë ndaluar përdorimin e dhunës përqindja e fëmijëve që kanë marrë pjesë në konflikte është ulur me 31% për djemtë dhe 58% për vajzat.

Një hulumtim tjetër lidhur me dhunën

Shumë hulumtime të tjera kanë theksuar tashmë se fëmijët që përjetojnë dhunë drejtpërsëdrejti, tentojnë të zgjidhin vetë konfliktet e dhunshme dhe mosmarrëveshjet. Përkundrazi, ata që rriten në ambiente ku mbretëron qetësia tentojnë të jenë më pak agresivë me kolegët. Kjo vërteton se ndëshkimi fizik i bën fëmijët të dhunshëm.

Rezistenca e prindërve për të mos përdorur dhunë

Është mirë që nëna dhe babai të përpiqen të mos i nënshtrohen tundimit për të goditur fëmijët e tyre për zemërime të çastit, kur rebelohen ose sillen keq. Është gjithmonë më mirë të preferosh rrugën e dialogut dhe vendosmërisë.

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *