Në rininë tonë, miqësitë janë shumë më të ngjashme me marrëdhëniet e dashurisë. Ato vijnë me pasion, intensive, të forta. Ne takojmë dikë, mendja e të cilit korrespondon me tonën dhe humbasim në një botë të krijuar së bashku. Kur jemi të rinj, ne flasim një gjuhë të ndryshme me miqtë tanë, e përbërë nga historitë tona, shakatë tona të brendshme dhe shpresat tona më të mëdha. Rrëmbehemi nga miqësitë në një mënyrë që rivalizohet vetëm nga dashuritë tona më të mëdha.

Megjithatë, diçka ndryshon kur plakemi. Nuk është se ne nuk mund të besojmë më tek njëri-tjetri, mundemi dhe e bëjmë shpesh. Thjesht rinia jonë është konsumuar: me gjithë melodramën e saj, gjithë dhimbjen e saj, gjithë ekstazën e saj. Ne nuk kemi më nevojë për miqtë tanë si ajri në mushkëri. Ne jemi në gjendje të kujdesemi për veten, befas dhe papritur. Ne nuk jemi më të varur dhe të fiksuar. Eshtë një tranzicion i shëndetshëm dhe produktiv. Megjithatë një intimitet i caktuar humbet.

Lexo po ashtu:  Shkencëtarët zbulojnë se cilat vite të jetës janë më të mirat

Miqësitë e të rriturve janë diçka më e qetë. Ato janë më të thjeshta, më të pastra dhe shumë më të drejtpërdrejta. Ato janë marrëdhënie të mbështetjes së ndërsjellë, por jo më marrëdhënie të kaosit të ndërsjellë. Dhe pavarësisht sa të ndritshme dhe të forta mund të jenë, ka diçka në miqësitë e dëshpëruara që krijojmë kur jemi të rinj, që thjesht nuk mund të rindërtohet kurrë. Personat që takoni kur jeni të rritur, ju gjejnë kur jeni në më të mirën tuaj. Ata e dinë që ju jeni të kthjellët, të rritur, të aftë, të bashkuar dhe të fortë. Ata njohin personin që jeni tani, që ka kaluar vite duke u perfeksionuar, por nuk ju njohin si adoleshent.

Ata nuk e dinë se kush keni qenë përpara se të rriteshit. Ata nuk ishin aty, në të gjitha netët që keni kaluar duke qarë në dyshemenë e banjës. Ata nuk e njohin kohën kur keni patur nevojë për ndihmë të vërtetë, kur keni qenë jashtë kontrollit ose nën mëshirën e të tjerëve. Ata nuk kanë qenë aty për të ardhur dhe mbështetur. Pavarësisht se me kë takohemi dhe dashurohemi në mënyrë platonike si të rritur, gjithmonë do të ketë një vend të veçantë në zemrat tona për njerëzit që na kanë njohur në momentet më të brishta tonat.

Lexo po ashtu:  Nga ngadalësimi i plakjes deri tek luftimi i infeksioneve; Gjethet e dafinës mund kënë pafundësi përdorimesh

Për njerëzit që na ndihmuan të rriteshim, të cilët njohën të gjitha gabimet dhe dyshimet tona. Ata njerëz na njohin në një mënyrë që askush tjetër nuk mund ta bëjë. Ata i dinë pjesët tonat gri, pjesët e rrëmujshme. Ata i njohin intimitet që kemi kaluar vite duke mësuar t’i fshehim.. Ekziston një miqësi në miqësitë që formojmë kur jemi të rinj, e cila nuk mund të ketë kurrë rivalë. Ekziston një ndershmëri që vjen nga njohja e dikujt, kur ata ende nuk e kishin ndërtuar personin që janë sot. Miqtë që ne i fitojmë në rininë tonë, na shohin me syze me rreze X, pa marrë parasysh sa të suksesshëm dhe të respektueshëm bëhemi.

Për ta, ne nuk jemi profesionisti fitues i çmimeve ose nëna përgjegjëse për tre fëmijë. Për ta, ne do të jemi gjithmonë ajo vajza që kishte një zemër të thyer. Ne jemi personi që e ndihmuan kur e kishim zemrën copë. Eshtë një lehtësim të dish që, pavarësisht se ku shkojmë në jetë, ka njerëz atje përjashtë, që nuk do të jemi në gjendje t’i gënjejmë përgjithmonë.

Lexo po ashtu:  "Dashuria në çift për një kohë shumë të gjatë është e lodhshme." -Elena Ferrante

Ka njerëz që mund të na takojnë në rrugë dhe menjëherë të njohin ato pjesë tonat, që kemi mësuar t’i fshehim për kaq gjatë. Sepse e vërteta është se njerëzit e tjerë mund ta dinë historinë tonë, por ata njerëz njohin thelbin tonë. Dhe nuk ka rëndësi sa ndryshime, nuk ka rëndësi sa kohë kalon, dhe nuk ka rëndësi sa e harrojmë ne vetë: nuk mund të zëvendësosh thelbin. Ai jeton brenda çdo personi që ne kemi dashur dhe besuar plotësisht, kur ishim të rinj./Meb.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *