Tolstoi nuk është nga ata autorë që lexohen me kënaqësi të madhe nga të rinjtë. Për të qenë e sinqertë, më është dashur shumë mund e këmbëngulje për të lexuar “Lufta dhe paqja” kur isha ende në fakultet dhe leximi i tij ishte i detyruar (edhe pse tashmë, dhjetë vjet më vonë, e di që ia vlejti).

Por në fakt, në rrethanat dhe shoqërinë e sotme, veprat e Tolstoit janë të përshtatshme për të rinjtë në të njëzetat.

Edhe pse jetonte në Rusi mbi njëqind vjet më parë, Tolstoi dhe personazhet e tij dinin gjithçka mbi ambicien, dështimin, këmbënguljen.

1.Tolstoi gjithmonë mundohej të përmirësohej

Në moshën 18-vjeçare, Tolstoi nisi të mbante një ditar për aktivitetet e ditës, në të cilin përcaktonte me rigorozitet planet dhe vinte rregulla që, sipas tij, do t’i forconin vullnetin. “Mos u shqetëso për opinionet e të tjerëve”; “Ndihmo njerëzit më pak fatlumë” ishin disa nga rregullat e Tolstoit. Tema e vetë përmirësimit shfaqet në disa nga veprat e Tolstoit, sidomos në “Fëmijëria”.

Lexo po ashtu:  Si ta hiqni qafe depresionin nëpërmjet mënyrës si merrni frymë

2.Tolstoi e njihte dështimin

Fakti që shkrimtari më i madh rus dhe një nga më të njohurit e letërsisë botërore jo gjithmonë i arrinte qëllimet që i vinte vetes na lehtëson dhe na bën të ndihemi pak më mirë me veten. Jo gjithmonë Tolsoi ia arrinte t’u përmbahej rregullave të veta, në fakt në të shumtën e rasteve ai nuk bënte asgjë, flinte shumë dhe lexonte Gogolin. “është dita e dytë që nuk kam bërë asgjë nga ato që duhej të bëja. Pse? Nuk e di. Megjithatë nuk duhet të deshpërohem; duhet ta detyroj veten të bëhem më aktiv” – shkruante Tolstoi në ditar.

3.Personazhet e Tolstoit jo gjithmonë përshtaten në rrjedhën e ngjarjeve, por kjo ka anët e veta pozitive

Në fillim të librit “Lufta dhe paqja”, Bezukovi ishte 20 vjeç dhe i sapokthyer nga Europa, ku u arsimua për 10 vjet. Është e pashmangshme që në mjedisin e ri ai ndihet në ankth dhe duket sikur jeton në një shoqëri së cilës nuk i përket. Megjithatë, ai përpiqet për më mirë dhe është nga të paktët që ia arrin.

Lexo po ashtu:  Keni dëgjuar se mishi i kuq është i dëmshëm? Ja si duhet marinuar për të ulur rrezikun dhe neutralizuar efektet e këqija

4.Tolstoi donte të gjente kuptim dhe thjeshtësi në një botë kaotike

Me internetin, mediat sociale, teknologjinë e zhvilluar që tashmë janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme është pak e vështirë të gjeq qetësi. Në novelën “Lumturia e familjes”, ka një fragment mbi këtë temë: “Një jetë e qetë në fshat, mundësisht duke qenë i dobishëm për njerëzit që janë mësuar të bëjnë mirë; pastaj natyrë, libra, muzikë… kjo është ideja ime për lumturinë.”

Sigurisht, nuk po themi të shpërngulemi në fshat që të jemi të lumtur, por të gjitha të tjerat kanë vlerë: socializimi me njerëzit e duhur, leximi, lidhja me natyrën, do të japin qetësinë e merituar.

5.Edhe Tolstoi ka kaluar kriza paniku

Ndërsa ishte në një udhëtim në Penza në vitin 1869, Tolstoi ndaloi në një hotel për të kaluar natën. Edhe pse ndihej shumë mirë, në orën 2.00 të mëngjesit ai kaloi një krizë paniku, që e mbushi me ndjenjat e frikës dhe dëshpërimit (kush nuk e ka kaluar një të tillë?!).

Lexo po ashtu:  Ushqimet që luftojnë stresin

Dhe e fundit, Tolstoi nuk është vetëm “Lufta dhe paqja”. Fare mirë mund të nisni me novelat e tij, para se të vendosni të lexoni kryeveprën e letërsisë ruse apo tragjedinë romantike “Ana Karenina”. /botimeshqip/ /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *