Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka dhënë një rrugëdalje kryeministrit aktual, Edi Rama, lidhur me (draft)aferën e portit të Durrësit. Kur themi rrugëdalje, e kemi fjalën për propagandën.

Zoti Berisha e ka lidhur këtë çështje me dy vëllezër biznesmenë serbë, Kariç, që janë nën sanksione sepse bënë biznes me Lukashnkon e Bjellorusisë. Çdo gjë bën vaki, por akuza të tilla duhen provuar pasi ato nuk hyjnë në kategorinë e informacioneve që vijnë nga qytetar dixhital. Nëse vijnë në rrugë dixhitale, atëherë ka dyshime të forta për synimet e tyre.

Berisha nuk ka sjellë prova, por ka kënaqur skenarin klasik të propagandimit të një gjëme që kalon nga lidhjet me serbë e rusë, pse kështu përligjet jo vetëm përmasa e shifrave që dëgjohen, por edhe kuadri imagjinativ i një megaskandali.

Berisha ka arsye politike për këtë. Akuzës se është financuar nga rusët, ai i ka kundërvënë një lidhje okulte serbe të z. Rama ndërkohë kështu e ka ndihmuar këtë të fundit pse e devijonë diskutimin nga çështja e origjinës së parave që do të vijnë, skema e ngritur për të ecur para me këtë projekt, apo edhe dispozita e përfolur për shitje apartamentesh në këmbim të pasaportës shqiptare, me zhurmën e zakonshme të tradhtisë si konvencion gjithëpërfshirës i së keqes.

Lexo po ashtu:  Një fillim i përgjysmuar i vitit akademik

Sigurisht që z. Berisha nuk po bën gabim, as faull. Ai po ecën me vetëdije drejt një konfrontimi retorik me synime asgjësuese për z. Rama që ka me vete në këtë kuadër manovrën demagogjike të diskutimit në Këshillin e Europës për akuzat ndaj Kosovës për trafik organesh. E teksa z. Rama ndërton mitin e vetes, z. Berisha i sulet me një megaakuzë që pse është e tillë në fakt nuk çon asgjëkundi.

Por çështja siç e shtron z. Berisha ka edhe një kundërsens logjik që rrjedh nga përvoja jonë e këtyre viteve: z. Rama është akuzuar se po bën biznes me politikën, se ka shpërndarë pasurinë publike në pak duar, për të cilat ka spekullime se në fakt janë mbulim për paratë e politikanëve. Këto gjëra z. Berisha i di shumë mirë, por nuk preferon të flasë. E nëse kryeministri bën biznes me Shqipërinë, cili interes e çon atë të dorëzojë një aset të tilë te disa serbë?

Logjika e do, por jo prova dhe faktet, që dyshimi të nisë nga premisa se kemi para të origjinave të tjera që mund të hyjnë këtu, ato para që në fakt janë zgjatim dhe produkt i veprës penale të politikës Shqipëri, që mbron dhe organizon një pjesë të madhe të krimit shqiptar jashtë vendit. Këtu flitet për çdo gjë, për paratë jo, dhe kjo flet më shumë se çdo viktimë imagjinare serbe dhe ruse e një proagande që është shumë e vjetër.

Lexo po ashtu:  Nga BBC: Udhëheqësit botërorë që nuk uruan Biden

Ne kemi vite me lajme të tilla: p.sh 130 milionë dollarë ikën dikur me skaf jashtë Shqipërisë, pastaj dolën llogari në Qipro, një ditë edhe Shkëlzen Berisha çoi ca valixhe në Dubai, ndërkohë që Ilir Meta ka vila në Londër dhe miniera në Afrikë. Pa harruar 200 milionëshen e z. Rama.

Të gjitha këto kur p.sh drejtësia vepron edhe për një firmë e gabuar po themi – brenda prezumimit të pafajësisë – të Alqi Bllakos, apo Zdromsit të Tiranës.

Ne të gjithë kemi nevojë për drejtësi efikase, të firmave që kapen dhe nuk interpretohen dot veçse si procedim penal, jo për gjyq partish. Pa mohuar aspak rëndësinë e veprimit politik të opozitës. Por z. Berisha nuk i ka qejf akuzat me prova dhe fakte si disa herë, dikur në opozitën e parë. E nëse ne do silleshim si ai do mund të thoshim, të themi për replikë: z. Berisha e ke gabim. Z. Rama nuk po ua jep serbëve portin e Durrësit, por po e merr për vete dhe të vetët. Të paktën deri sa të shohim kush i ka 67% të aksioneve.

Lexo po ashtu:  Problemet e dhunës nuk i zgjidhin viktimat …

s.zaim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *