Ata që pinë cigare e dinë. Mezi presin të ndezin një cigare direkt pas vaktit të ushqimit që kanë konsumuar duke mos e marrë parasysh rrezikun që mund të ketë ky veprim, pasi ata thonë që atëherë u shijon më shumë.

Studiuesit nuk rekomandojnë që duhani të pihet direkt pas konsumimit të ushqimit dhe theksojnë se nëse ju nuk mundeni pa cigare, duhet patjetër të shmangni zakonin e tymosjes së cigares menjëherë pas ngrënies.

Siç thonë ekspertët, kjo ndodh sepse një cigare mbas ushqimit është e barasvlershme me dhjetë të tilla.

Gjithashtu, pirja e duhanit direkt pas ngrënies irriton zorrët.

Kujdes! Një cigare pas një racioni, në mënyrë dramatike rrit rrezikun e kancerit të zorrëve dhe kancerit të mushkërive! Është e rekomandueshme që ato të pihen deri në 20 minuta pas ngrënies.

Gjithashtu, edhe frutat nuk duhen ngrënë direkt mbas vakteve, sepse nga ngarkesa e stomakut do të treten me vështirësi dhe do të çlirojnë toksina të cilat krijojnë celulitin.

Lexo po ashtu:  Kur lumturia jote varet nga të tjerët. Nëse të tjerët nuk janë të lumtur, as ne nuk jemi, por nuk funksionon kështu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *