Konsumi i sallatës në mëngjes, ka filluar të kthehet në një trend në Shtetet e Bashkura për shkak të përfitimeve shëndetësore që ajo përmban. Si një vakt i pasur plot me vlera ushqyese, konsumimi i sallatës në mëngjes përmirëson procesin e tretjes.

Sallatat zakonisht bëhen nga frutat dhe perimet, që do të thotë se ato janë të pasura me fibra dhe ujë. Në mënyrë të veçantë, fibra ndihmon në përmirësimin dhe funksionimin perfekt të procesit të tretjes.

Ndihmon në rritjen e shëndetit tuaj të përgjithshëm dhe parandalon sëmundjet e zemrës, diabetin dhe madje edhe kancerin.

Rrit përqëndrimin dhe produktivitetin.

Konsumimi i një mëngjesi të pasur me karbohidrate dhe yndyrë të ulët ndihmon në minimizimin e lodhjes gjatë ditës dhe përmirëson funksionimin e trurit përgjatë ditës.

Por si ta bëni sallatën tuaj të mëngjesi?

Zgjidhni perime. Si bazë sallate, zgjidhni perime me gjethe jeshile pasi ato janë shumë ushqyese. Shtoni sasinë e proteinave. Që të ndiheni të ngopur gjatë ditës, duhet të keni parasysh përdorimin e vezës dhe produktet e qumështit; ose produktet bimore, të tilla si bizele, misri dhe fara të ndryshme. Mos e përdorni me sasinë e yndyrës pasi nuk është e rekomandueshme konsumimi i saj me tepri që në mëngjes.

Lexo po ashtu:  A duhet të shtoni mjaltë në kafe?

E.Z/SCAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *