Shkruan: Fahri XHARRA

Pse fshehet historia shqiptare ? E si mos të fshehet , kur ajo i shpalosë “ mrekullitë” shkatërrimtare të ardhacakëve. Sikur ajo t`ishte drejt e pasqyruar shumë e shumë gjëra në botë kishin ndryshuar: në të mirën tonë …..

Johan Tunman, (1774, Leipzig) shkruante: ” Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. E megjithatë, ata janë popull kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë.

Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati. “ (Johan Tunman, 1774, Leipzig, “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”.)

Ku ishim te Selaniku i vitit 1912, ajo ishte vetëm një vazhdimësi greke e asaj që e kanë bëre jo me vite por me shekuj e mileniume. Pausanias (Παυσανίας ) ishte një udhëpërshkrues dhe gjeograf “grek” i shek.të II-të prK , që ishte bashkëkohanik i Hadrianit , Antonius Pius-it dhe Marcus Aurelius-it.

Lexo po ashtu:  Njeriu dhe koha

Mbeti historikisht i pavdekshëm me “Përshkrimin e Greqisë (Ἑλλάδος περιήγησις) një punë e mirë që mbeti kruciale bë mes të literatures klasike dhe arkelogjisë moderne.( (Akujärvi, Johanna 2005, Researcher, Traveller, Narrator: Studies in Pausanias’ Periegesis Stockholm). Pausanias shkruante: “Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për cilësitë e shpirtit.

Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i gjenit të vdekshëm”. (Pausania lib.VIII. 1.4). Sa kohë na është mëshefur kjo? Sa kohë nuk kemi guxuar ta themi këtë?

“Kur një popull nuk i mbron më lirinë dhe drejtat e tij ai bëhet i pjekur për riskallavërim”,thuhej këto ditë në një shoqatë të rinjsh në Francë. E na sot , a po e çmojmë dha a po e ruajmë lirinë tonë? a po lejojmë që të na ndërhyhet në rrjedhat tona? Nëse i huaji na shkruan historinë ,sado pak që e ndërron . dhe sa do pak na e futë vetëm majën ; a pat suvereniteti arsimor . Të tjerat vijnë më vonë, heshtas dhe sigurt.“Sikur druri që i ka rrënjët në tokë, e njëjtë është edhe me shpirtin e njeriut. Rrënjët e forta na mbajnë për tokë kurse njohuria për origjinën tonë na jep një mbështetje të forte, nëpërmjet së cilës ne mund të shkojmë shumë larg në jetë tonë të kaluar dhe përgatitjen tonë për të ardhmen. Profesori Pott-i mendon se shqiptarët janë ilirët, dhe se kjo është përgjigjja më e mirë për emrin e Pellazg. Ai thotë se ilirët nuk ishin as gotikë, as sllavë, finik apo turq, e asgjë tjetër, në fakt, veçse autoktonë.
Ne nuk duhet t`i frikohemi të kaluarës sonë dhe duhet ta pasqyrojmë ashtu si ç`ishte me të mirat dhe të metat e saja.:

Lexo po ashtu:  Një shaka e vogël!

“ Shqiptarët janë racë vendore ( autoktone), së pari të njohur si pellazg pastaj si Ilir.Historia e tyre është aq e vjatë sa bjeshkët e tyre” ((-JOSEPH K. BOSTON and LEOPOLD CLASSIC LIBRARY )-
“ Shqiptarët e flasin dialektin pellazgjik me të gjithë pastërtin e tij.”(EVANGELICAL ALLIANCE VOL. 3 1859 The Religious Condition of Christendom)
“ Gjuha e shqiptarëve është nga pellazgjishtja e vjetër “.”SIR HAMILTON ALEXANDER ROSSKEEN 1954 Gibb: Encyclopedia of Islam )
“ Pellazgët ishin të parët që e futen shkrimin latin dhe janë shumë më të vjetër se grekët (THE PRESENT STATE OF LETTERS, VOL. 8. LEIPZICK, MAY 2, 1731 )

“What is now called Macedonia was in earlier times called Emathia. “E madhia /E madh ie” is an pelasgian, illyrian and albanian word which means “You are Great” or just “Greatness” (WALDEMAR HECKEL, JOHN YARDLEY in ALEXANDER THE GREAT )

Pra, kë e pengon lashtësia e shqipeve ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *