Njerëzit e përunjur, modestë, na pëlqejnë më shumë. Ata nuk rrëfehen përmes asaj që vërtet bëjnë, as përmes shfaqjeve me fishekzjarre.

Përulësia përfshin brenda saj ndershmërinë. Dhe njerëzit e ndershëm na bëjnë të ndihemi rehatshëm, sepse ne mund të kuptojmë dhe ndërtojmë një marrëdhënie të bazuar në besim.

Kur përulësia është e rreme ose me interes, atëherë nuk ka ndershmëri, atëherë nuk mund të jetë e dallueshme nga arroganca e atij që lartëson veten për asnjë arsye. Janë dy anë të të njëjtës gënjeshtër: paaftësia për të komunikuar hapur, në mënyrë të qartë dhe të sinqertë vetveten, pra nevoja për të modifikuar realitetin për ta bërë atë më pak të sikletshëm.

Kryelarti që, në të kundërtën, lartëson sukseset e veta, e bën sepse, nëse nuk do ta bënte ai me fjalë të mëdha e plot shkëlqim, ai, suksesi pra, më pas nuk është se do të shkëlqente shumë. Kështu që narcizistët bëhen shpejt të padurueshëm.

Një histori e vogël, për dallimin mes arrogancës dhe përunjësisë:

Lexo po ashtu:  Pse është egoiste të bëhesh baba në moshë shumë të thyer

Një djalë i vogël po ecte përdore me të atin.

Pas një heshtjeje të shkurtër, babai e pyeti: “Dëgjon gjë tjetër, veç këngës së zogjve?”

Djali u përgjigj: “Dëgjoj në largësi zhurmën e një karroce”.

“Eshtë karrocë bosh”, përgjigjet i ati.

“Nga e di ti që është bosh?”, e pyet djali i habitur.

“Sepse një karrocë bosh bën më shumë zhurmë”.

Kur dikush flet shumë, ndërpret bisedën e të tjerëve, ndonjëherë imponohet dhunshëm, ulëret, kërcënon fizikisht dhe shfaqet arrogant, shumë i sigurtë në vete dhe në mjetet e tij, atëherë duhet të rimendojmë këtë histori: një karrocë bosh bën më shumë zhurmë.

Sepse përunjësia është piksësëpari heshtje. Ajo që bëjmë është ajo që sapo kemi pëshpëritur. Kështu ua lëmë të tjerëve mundësinë ta zbulojnë. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *