Avokat Spartak Ngjela shprehet me bindje se ish-kryeministri Sali Berisha e thirri sot Kuvendin për t’iu treguar ‘forcën’ e tij Amerikës.
Mirëpo Ngjela paralajmëron se pavarësisht këtyre lëvizjeve taktike, Sali Berisha nuk shpëton dot dhe çështjen e tij tashmë e ka marrë në dorë SPAK.

Postimi i plotë:

U mbars Mali dhe polli një mi.

Kjo ishte lëvizja arkaike Berisha sot. Një falsitet për të krijuar një lëvizje. Por çfarë bëri me lëvizjen e tij? Asgjë. Ku merret dot një parti pa një vendim gjykate që njeh lidërshipin e ri!

Pse, ju vërtet mendoni se Saliu sot luftën e kishte me Bashën. Jo. Gjithçka ai e pati me Amerikën. Me një mendjelehtësi, duke thirrur në Tiranë 4 mijë persona me të gjitha mjetet, mendoi se do ta bënte Amerikën të ndryshonte qëndrimin ndaj tij.

Asgjë.

Pse i lodh kot përkrahësit e tu, o Sali!

Pse paguan urlatorë që bërtasin. Kot lodhesh: çështja jote do të shkojë deri në fund… SU mbars Mali dhe polli një mi.

Lexo po ashtu:  Votojini ato! Nënat, motrat e gratë tona

Pse i lodh kot përkrahësit e tu, o Sali!

Pse paguan urlatorë që bërtasin. Kot lodhesh: çështja jote do të shkojë deri në fund…

Se Berisha është epiqendra e korrupsionin shtetëror në Shqipëri.

Po SPAK-u?

Tani topi është hedhur në SPAK.

TË SHOHIM…

Kurse Saliu shkoi në një rrugë tjetër: ai kërkon të organizojë një referendum kundërt Bashës. Gënjeshtër për grumbullimin e ardhshëm. Madje, po na flet Saliu edhe për revolucion, por mendjen e ka nga vendimet në Uashington.

Lodra naive. Basha nuk rrëzohet dot me lëvizje paralele.

Po Amerika.

Kjo do pritet nga SPAK. Po SPAK-u mos u tremb sot?

Pse, Amerika e ka lënë luftën kundër korrupsionit Berisha e kompani në Shqipëri? Kjo nuk mund të ndodhë…

Atëherë:

Prisni dhe shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *