Në një farë mënyre të gjithë vuajnë nga lodhja. Në shumicën e rasteve është lodhje akute, është një lodhje që shfaqet papritmas dhe zgjat deri në 3 muaj. Zakonisht shkaktohet nga stili i jetesës ose nga faktorë të tjerë siç janë sforcimi fizik, stresi, mungesa e gjumit dhe dehidratimi. Në shumicën e rasteve kurohet duke trajtuar shkakun e krijimit. Nëse shkaktohet nga mungesa e gjumit, atëherë fli më shumë.

Lodhja kronike zgjat më shumë se disa muaj dhe ka më shumë gjasa që të jetë e lidhur me gjendje shëndetësore të caktuara si anemia, skleroza, infeksione të ndryshme, sëmundje të zemrës etj. Gjithashtu krijohet edhe nga problemet emocionale si stresi, ankthi, vajtimi etj.

Studimet tregojnë se femrat kanë më shumë gjasa të preken nga lodhja. Gjithashtu kanë 4 herë më shumë gjasa se sa meshkujt të zhvillojnë sindromën e lodhjes kronike.

Lodhja konsiderohet si mungesë energjie. Është ndryshe nga dobësia e cila konsiderohet si mungesë e fuqisë ose forcës si dhe e përgjumjes. Lodhja kronike është një aspekt i një gjendjeje shëndetësore të quajtur sindroma e lodhjes kronike, megjithëse është më shumë sesa një lodhje normale.

Lexo po ashtu:  Pse shumë njerëz flasin në gjumë? Ja çfarë thotë shkenca

Lodhja akute ndonjëherë është efekt anësor i substancave psikoaktive siç janë alkooli, nikotina dhe kafeina. Ka edhe medikamente të tjera që shkaktojnë lodhje akute, si steroidet, qetësuesit, marijuana dhe drogërat e tjera ilegale. Kafeina është e njohur për efektet e saj stimuluese por përdorimi i shumtë i saj për një kohë të gjatë mund të shkaktojë lodhje akute.

Mund t’ju duket e çuditshme por ushtrimet fizike ndihmojnë në pakësimin e efekteve të lodhjes. Gjithsesi ushtrimet duhet të jenë të personalizuara pasi ushtrime të gabuara mund ta përkeqësojnë më shumë problemin.

Nëse përjetoni lodhje të pashpjegueshme që zgjasin me shumë se tre muaj, nxitoni të konsultoheni me doktorin. Lodhja kronike të çon në dhimbje kronike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *