Nga Michael Ungar

“Psychology Today”

Një sondazh i ri sugjeron që ka pasur një rritje të vogël të numrit të njerëzve që janë të gatshëm të vaksinohen ndaj Covid-19, duke sinjalizuar një ulje të hezitimit ndaj vaksinave. Tek hezituesit ndaj vaksinave, sipas OBSH-së, përfshihen të gjitha ata që i shmangin vaksinat për ndonjë arsye apo një tjetër.

Dhe ka një listë të gjatë faktorësh, që mund të ndikojnë në vendimin e dikujt për të mos e bërë një vaksinë,apo për të mos ia bërë as fëmijës së tij. Këtu përfshihet mungesa e besimit tek autoritetet shëndetësore, vetëkënaqësia (duke mos e besuar se keni nevojë për një vaksinë), dhe shqetësimin e marrjes së një vaksine kur keni nevojë për të.

Ata që hezitojnë të vaksinohen, variojnë nga dikush që thjesht “nuk iu afrua” vaksina, tek kundërshtarët e zjarrtë, që besojnë se vaksinat janë helme toksike të cilat nuk duhet që t’i fusim në trupat tanë, apo që mbështesin teorinë konspirative sipas së cilës “Big Pharma”,kompanitë e mëdha farmaceutike janë duke na manipuluar për përfitimet e tyre.

OBSH këshillon më shumë dialogun sesa imponimin ndaj tyre, duke i ndihmuar njerëzit që të marrin vendime të mira për veten e tyre, ndërsa e bëjnë më të lehtë vaksinimin kur ata vendosin që ta bëjnë atë.

Lexo po ashtu:  Pse po sillet kështu Gjermania?

Si një studiues i rezistencës si sjellje, unë nuk jam shumë tolerant ndaj atyre që refuzojnë një vaksinë, kur shkenca qartazi është në anën e shëndetit publik. Kur dikush sheh dëmin e bërë në të gjithë botën nga sëmundjet ngjitëse si poliomieliti dhe fruthi (dhe tani pandemia), dhe më pas sheh ata që kanë mundësi të vaksinohen dhe nuk e bëjnë këtë, pyet veten se çfarë justifikimi të mundshëm mund të ketë për ta dëmtuar ai veten, por edhe cilindo tjetër në komunitetin e tij.

Unë mendoj se janë 3 arsyet pse kundërshtarët e vaksinave e kanë gabim dhe qëndrimi i tyre është i pamoralshëm. Së pari, le të merremi me besimin tek shkenca. Studimet mbi hezitimin ndaj vaksinimit, kanë treguar se kur autoritetet u japin prindërve skeptikë një informacion të kuptueshëm në lidhje me vaksinat, ata kanë 2 herë më pak gjasa që të jenë skeptikë ndaj vaksinave se sa ata që nuk besojnë tek autoritetet shëndetësore.

Së dyti, kundërshtarët e vaksinave e kanë prishur kontratën sociale. Rezistenca jonë individuale, varet gjithmonë nga qëndrueshmëria e sistemeve mbështetëse nga të cilat varet. Gjatë recesionit të shkaktuar nga pandemia, ne u kemi kërkuar qeverive që të jenë më të forta, dhe të na nxjerrin nga kolapsi ekonomik.

Lexo po ashtu:  Të mbrohet Kosova, të izolohen anti-shqiptarët

Ne jemi mbështetur tek shërbimet sociale dhe organizatat jo-fitimprurëse për të ushqyer dhe strehuar më të prekshmit. Dhe ne kemi parë që qeveria po bën çfarë të mundet për ta mbajtur shoqërinë funksionale. Qëndrueshmëria e çdo individi varet nga ajo se sa mirë sistemet e tyre përreth e kryejnë punën e tyre.

E vetmja arsye pse kundërshtarët e vaksinave mund të shpëtojnë pa u prekur nga poliomeliti, fruthi apo ndonjë sëmundje tjetër e rëndë, është se ka shumë njerëz që janë vaksinuar për të krijuar imunitetin e tufës. Kur shumica e njerëzve përmbushin detyrimet e tyre shoqërore dhe vaksinohen, ne të gjithë jemi më rezistencë përballë një shpërthimi të mundshëm epidemik.

Siç kemi parë kohët e fundit me rastet e fruthit, kur normat e vaksinimit të fëmijëve bie në 50 për qind, imuniteti i tufës prishet dhe fëmijët fillojnë të infektohen dhe të vdesin nga sëmundjet që mund të parandalohen. Dhe mosangazhimi për të kontribuar në imunitetin e tufës është një akt egoizmi nga ana e kundërshtarëve të vaksinave.

Lexo po ashtu:  Më iku edhe Simë Dobreci - A mos po duan ta shuajnë krejt kombin shqiptar, siç ia dolën t’i shuajnë...

Sipas një dokumenti të botuar në revistën “Lancet”, ky egoizëm dhe mungesë e ndërgjegjes shoqërore, është veçanërisht shqetësuese për ata që ndërveprojnë me kundërshtarët e vaksinave, pasi skeptikët ndaj vaksinave priren të mendojnë globalisht, por ndikojnë kryesisht në rrethin e tyre social.

Refuzimi i tyre për t’i pranuar vaksinat si të sigurta, duhet të shihet për atë që është: mosrespektim i sigurisë së të tjerëve, i ngjashëm me drejtimin e makinës nga dikush në gjendje të dehur, apo lënien në shtëpinë e dikujt të një arme zjarri të mbushur.

Së treti, kundërshtarët e vaksinave po i manipulojnë të tjerët, për t`a bërë veten të ndihen më të gjithëfuqishëm. Ashtu si politikanët që abuzojnë me ndikimin e tyre për përfitime personale, edhe ata nuk zgjedhim domosdoshmërisht një regjim vaksinimi, përkundrazi zgjedhin një identitet që ata perceptojnë si të fuqishëm. / bota.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *