Një video amatore me celular dje, nga Konferenca e Mynihut, na shfaqi një lider të vërtetë që edhe ata që nuk e donin, e dëgjonin me vëmendje: Albin Kurtin përpara një tavoline me ballkanas dhe perëndimorë, duke mbrojtur në fakt ato parime që i ka paraartikuluar me kohë.

Shumë shqiptarë andej dhe këndej kufirit, si rrallëherë, panë një “stof” politikani tjetër nga ata që janë mësuar të shohin përditë, me dinjitet dhe plot me mendim e peshë e mbi të gjitha vizion.

Për sa i përket dialogut me Serbinë, për shumë politologë e gazetarë pjesa më e vështirë në rrugëtimin e Albinit si Kryeministër, ai foli për tre parime që ngelën si gozhda jo vetëm në atë sallë.

Albin Kurti tha: “Jo marrëveshje pa dialog, jo dialog me harta dhe jo harta me Presidentë rreth tyre”.

Kisha kaq kohë që dëgjoja nga dashamirës dhe jo-dashamirës të tij kur thoshin: “Si do t’ia bëjë Albini kur ndonjë nga këshilltarët e Trump, t’i vërë hartën e ndarjes së Kosovës në tavolinë e t’i thotë firmos!”.

Lexo po ashtu:  Kurti dhe Brnabiç nesër në Tiranë/ Rama: Nuk është vendi për takim Kosovë – Serbi

Kjo ishte një pyetje e vështirë, por dje e pamë që u bë një pyetje e lehtë: Jo marrëveshje pa dialog, jo dialog me harta. Nuk ka perëndimor e amerikan në botë ta kundërshtojë.

Dhe më tej kur foli për taksën dhe riartikuloi tezën e reciprocitetit, zgjidhi sërish një pyetje të vështirë (në fakt e kishte zgjidhur me kokë).

Me të njëjtën lehtësi do të rrëzojë, në mos e ka rrëzuar dhe të ashtuqujturin “Shengen Ballkanik”.

Me Albinin, pyetjet e vështira do të vazhdojnë të bëhen të lehta, sepse përgjigjet në këtë rast nuk i japin as Kulisat, as Intrigat, as Pazaret, por parimet, që falë Zotit këtë herë artikulohen jo thjesht nga një lider patriot, por nga një lider me brumë, vizion e me një epërsi dije të dukshme më së paku në krahasim me liderët e tjerë të Ballkanit.

E mbani mend për shembull sa të vështira i kishte përgjigjet Presidenti Thaçi apo edhe gazetari Baton Haxhiu në studiot televizive: Njëherë thoshin nuk është ndarje, është korrigjim, pastaj do të shkëmbejmë territor, por nuk ka ndarje, pastaj nuk ka ndarje në bazë etnike, është një muhabet tjetër, multietnicitetin do e ruajmë, nganjëherë thuhej që Presidentin e kanë përkthyer keq nga anglishtja, pastaj dilte vizorja njëherë 30 km brenda, një herë 30 km jashtë Mitrovicës e të tjera e të tjera si këto….

Lexo po ashtu:  E FUNDIT: Simboli i Parisit, katedralja “Notre Dame” përfshihet nga flakët

U, se harrova, a e mbani mend sa të vështirë e kishin t’i jepnin përgjigje pyetjes se, e kujt ka qenë ideja e ndarjes?! Cfilitje e vërtetë!

Përkundrazi, shikoni sa të lehtë e pati Albini dje, edhe pse rruga do të jetë më e gjatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *