Këmbimi i aktiviteteve është i shëndetshëm për qelizat e trurit, shpjegojnë ata

Mund të mos ju ketë ndodhur deri më tani, por shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ne mendojmë shumë më mirë dhe marrim vendime më të mira gjatë ecjes.

Natyrisht, shkaku është në multitasking, që është një gjë krejtësisht normale për një person, madje ka një efekt të dobishëm në shëndetin e trurit, transmeton Telegrafi.

– Neuroshkencëtarët kanë zbuluar se në kushtet kur truri duhet të bëjë në të njëjtën kohë lëvizje trupore gjatë ecjes dhe të kryejë detyra komplekse intelektuale, të dyja detyrat zgjidhen më mirë se një nga një.

Shkencëtarët kryen një studim të gjerë në të cilin morën pjesë 22 të rinj të shëndetshëm.

Pjesëmarrësit u ngarkuan të ecnin në një vegël me shirit lëvizës ose të uleshin ndërsa bënin detyra më të vështira të inteligjencës, duke lëvizur nga njëra në tjetrën.

Duke përdorur teknikat më të fundit të gjurmimit, studiuesit ndoqën aktivitetin e trurit të pjesëmarrësve dhe lëvizjet e trupit.

Lexo po ashtu:  Mosha më e mirë për t’u martuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *