Ne meshkujt i duam femrat, sepse ato ndihen adoleshente edhe pasi moshohen; sepse ato buzëqeshin sa herë u kalon afër një fëmijë i vogël; sepse kur ecin rrugës, e mbajnë shikimin drejt duke mos ia kthyer komplimentat apo buzëqeshjet një mashkulli që i ngacmon; sepse ato nuk ankohen për gjithë sakrificat që bëjnë për t’u dukur bukur, që nga qëndrimet në parukeri e deri tek lodhjet në palestër për të pasur një trup të bukur.

Ne i duam femrat, sepse nëse ato duan të dinë se si duken, pyesin femrat e tjera rreth tyre për të mos na bezdisur neve me pyetje të tilla; sepse ato kanë mënyrën e tyre të të zgjidhurit të problemeve që ne nuk kemi për ta kuptuar kurrë dhe kjo na tendos nervat; sepse ato nuk e kanë zakon të ankohen edhe për gjërat e vogla që ne meshkujt i kemi të parat në ankesat tona, si ftohja, apo dhimbjet e lodhjet.

Në i duam ato, sepse ato guxojnë të shkojnë në punë të veshura edhe si meshkuj, ndërkohë që ne nuk shkojmë kurrsesi në punë të veshur si femrat. I duam sepse ato përherë e gjejnë një defekt që ne nuk e vëmë re tek femrat që i lavdërojmë si të bukura, duke na bërë neve të pasigurtë për shijet tona.

Lexo po ashtu:  “Çdo gënjeshtër është helm. Nuk ka gënjeshtra të pafajshme. Vetëm e vërteta është e sigurt. Vetëm e vërteta jep rehati …”

Meshkujt i duan femrat, sepse ato nuk e vrasin shumë mendjen t’i bëjnë përshtypje një mashkulli, nëse ndihen mjaftueshëm në rregull me veten e tyre. Ne i duam ato, sepse kemi lindur prej tyre dhe jeta vazhdon prej tyre.

– Paulo Coelho /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *