Rrëfimi i mëposhtëm është i një mjekeje, e cila flet mbi eksperiencat e saj personale me pacientët lidhurme ndarjen e numrit të telefonit. Ajo rrëfen arsyen se pse nuk i pëlqen asaj, si dhe shumë mjekëve të tjerë, ta japin numrin e celularit.

“Eksperienca ime personale më ka mësuar se t’ua japësh numrin e celularit pacientëve, nuk është diçka e menduar mirë. Pacientët do të kërkojnë më pas konsulta falas përmes mesazheve, telefonatave dhe do tërefuzojnë të paraqiten në spitale apo klinika për t’u ekzaminuar më mirë. Shumicën e kohës ata acarohen kur nuk u kthej përgjigje. Kjo nuk ndodh sepse dua të vijnë e të më paguajnë për konsultat, s’ka fare lidhje kjo logjikë. Në klinikën ku punoj, ofrohen edhe konsultat falas. Thjesht nuk preferoj të bëj konsulta përmes telefonit, sepse e konsideroj diçka të rrezikshme.

Disa muaj më parë, një mjeke obstetër gjinekologe ishte duke konsumuar një drekë me miqtë e saj. Papritur mori një mesazh nga një numër që nuk e kishte të regjistruar. Në mesazh kishte dhe njëprezantim ku shkruhej se vajza që i kishte nisur mesazhin, ishte një paciente e saj, e cila kishte dhimbje barku. Mjekja nuk ndodhej afër klinikës, nuk kishte një epikrizë të analizave apo situatës së pacientes, madje as e mbante mend si paciente. I shkruajti mbrapsht: “Merr Buscopan 10 mg tri herë në ditë”. Pas dy muajsh, mjekja mori një fletë thirrje për në gjyq.

Lexo po ashtu:  Meta lëshon 'mesazhin' e rradhës: Teatri Kombëtar, pasuri kulturore e pazëvendësueshme e kryeqytetit

Rezultoi se vajza që i kishte dërguar mesazh, ishte shtatzënë në atë kohë dhë ishte duke kaluar një lindje të parakohshme. Buscopani e përshpejtoi këtë proces dhe pacientja lindi një fëmijë para kohe, i cili ndërroi jetë disa minuta më vonë. Pas asaj që i ndodhi, pacientja u konsultua me një mjeke tjetër obstetër gjinekologe, e cila ia shpjegoi situatën dhe çështja është ende e hapur në gjyq.

Konsultat telefonike nuk janë diçka që do i shohim në të ardhmen, janë duke u bërë tashmë gjithmonë e më shumë. Mirëpo që të funksionojnë siç duhet, duhet edhe të kenë një sistem të mirëmenduar që tëshmangen incidente të tilla. Konsulta të tilla duhet të jenë më të shtrenjta, pasi edhe rreziku për gabime është më i madh.

Për momentin unë e jap numrin tim të telefonit, por kurrsesi nuk bëj konsulta përmes telefonit. Unë u kërkoj pacientëve të paraqiten në klinikë, ose nëse e mendojnë çështjen urgjente, të shkojnë në urgjencë. Është e rëndësishme për mua ta shoh pacientin personalisht, përpara se t’i jap mjekim për diçka.

Lexo po ashtu:  Po ‘zhduket’ dashuria që gjermanët kanë për paranë fizike

Nëse je një pacient, i imi apo i dikujt tjetër, të lutem ngulite në mendje se në qendër të vëmendjes sëpunës sonë je ti, por ne kemi nevojë të të shohim, të të ekzaminojmë, të të dëgjojmë. Nuk na intereson leku, aq sa na intereson shëndeti yt. Arti i mjekësisë është arti se kur duhet dhe kur nuk duhet të japësh një mjekim të caktuar”. – Zero Mella

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *