Në një hulumtim shkencëtarët kanë konstatuar që te duhanxhinjtë janë të theksuara dy karakteristika – neurotizmi dhe impulsiviteti – të cilat qetësohen shumë pasi që t’i hedhim cigaret

Përveç që vret, pretendojnë shkencëtarët, pirja e duhanit shkatërron edhe personalitetin tonë.

Ju madje nuk mund të vini re ndryshime të humorit që i bëjnë të gjithë rreth jush.

Në hulumtimin të cilin e ka bërë Universiteti Missouri, është konstatuar që te duhanxhinjtë janë fuqishëm të theksuara dy karakteristika – impulsiviteti dhe neurotizmi.

Studimi gjithashtu ka zbuluar që ata të cilët e kanë lënë duhanin gjatë studimit kanë treguar tërheqje dramatike të atyre karakteristikave, shkruan shkruan YourTango, përcjell Telegrafi.

Kjo na bën me dije që mund të presim ndryshime në personalitet pas ndërprerjes së duhanit.

Mënyra se si të impresiononi njerëzit e tjerë do të ndryshojë dhe do të bëheni shumë më të afrueshëm.

Për të mos përmendur që do të ndiheni shumë më të lumtur për shkak të ndërprerjes së pirjes së duhanit. Do të habiteni se sa drama do të zhduket nga jeta juaj pasi ta keni lënë dhe gjithashtu do të keni një proces mendimi shumë më të qartë.

Lexo po ashtu:  Koha kur zgjoheni natën zbulon se çfarë nuk është në rregull me trupin tonë

Studimi ndoqi njerëz midis moshës 18 dhe 35 vjeç, pjesërisht sepse shkencëtarët thonë se personaliteti ynë është ndërtuar dhe ‘mbyllur’ kur të bëjmë 35 vjeç.

Kjo është gjithashtu pjesë e arsyes pse është më e vështirë të lini cigare më vonë në jetë. Gjërat si dëshira, padurimi dhe shpërthimet e zemëruara nuk janë më vetëm efekte anësore të cigareve, por janë bërë një pjesë e jotja.

Shumë duhanpirës kanë një problem real me këtë ndryshim të identitetit, por nëse e dini se çfarë e shkakton atë, mund ta keni më të lehtë të vendosni të lini duhanin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *