Një nga gjërat që po bie më tepër në sy kohët e fundit, është shkëputja nga libri. Për këtë gjë mund tëpyesësh librashitësit dhe të konfirmojnë rëniet e shitjeve, por edhe vetë të njohurit nëse janë duke lexuar diçka për momentin apo jo (me shumë mundësi përgjigjia do të jetë negative). Por çfarë ka ndodhur me ne? Pse ka ardhur ky ndryshim radikal me kalimin e viteve?

“Jemi të zënë në rutinën e tyre të përditshme”. Ky ndoshta mund të jetë justifikimi më i shpeshtë i përdorur, kur i pyesni se pse nuk lexojnë. Të gjithë jemi të zënë, ama secili nga ne e gjen 30 minuta kohëpër të shfletuar një roman. Në momentin që pijmë kafe, në rastet kur dalim vetëm, mund ta shoqërojmëatë kafe me një libër në duar. Por nuk ka se si të ndodhë diçka e tillë, kur vendin e librit e kanë zënëthashethemet në facebook, instagram apo whatsapp.

Teknologjia po na tjetërson. Sado të lexosh online (që edhe ky më duket një tjetër justifikim, pasi shumëpak romane mund të gjesh online), asgjë nuk ta jep kënaqësinë e shfletimit të një libri, të ndjesh aromën e faqeve të një romani, sidomos të atyre të vjetërve, klasikëve.

Lexo po ashtu:  Shqipëri vs Kosovë, përballja e shifrave/ Krahasimi ekonomik dhe social mes dy shteteve, ku “jetohet më mirë”?

Ne ia kemi harruar vlerën librit, ndaj edhe përreth kemi kaq shumë persona që nuk dinë të shkruajnë shqip në mënyrë të saktë. Nuk po diskutojmë tani analiza fjalish apo fjalësh në sintaksë e morfologji, por tëshkruajnë. Është realisht minimumi. Të shkojë një individ 18 vjeç dhe të dorëzojë një tezë mature ku nëese fjalën “diell” e shkruan “diedh”, është turp. Më shumë keq më vjen pikërisht për të rinjtë, pasi më tërriturit sado i kanë krijuar disa baza të forta fjalori dhe drejtshkrimi.

Për të mos folur pastaj për të folurin në publik, në një ambient me të panjohur. Mezi flasin jo për arsye tënatyrës introverte, pasi në shoqëri shpërthejnë, por sepse nuk dinë të artikulohen, nuk dinë si t’i formulojnë idetë dhe të shpalosin tek të tjerët vërtet të menduar logjik.

Ne kemi detyrë morale si qytetarë që të paktën brezin e ri ta nxisim të lexojë para se vërtet të jetë shumëvonë, para se vetë ne t’i vuajmë pasojat e një gabimi kaq të madh që po bëjmë. Ne duhet t’i bindim tërinjtë se libri është realisht thesar, se ai dhe vetëm ai mund t’i aftësojë në të shkruar dhe në të folur. E ardhmja sa vjen dhe bëhet më e vështirë, askush s’ka nevojë për persona të aftë profesionalisht. Nëse dikush nuk di të flasë në intervistë pune, e dimë tashmë se atë vend pune e ka të humbur, sado i shkëlqyer të jetë për atë pozicion.

Lexo po ashtu:  Gjermania uron LVV-në për fitoren e thellë: Duhet të formohet sa më shpejt qeveria

Rrjetet sociale, kafet në lokal, lojërat në play station etj. janë të gjitha sekondare kur krahasohen me atë qërealisht të pret në të ardhmen. Investimi duhet bërë mbi libra që edhe përfitimi të jetë maksimal.

Pavarësisht shkakut, teknologjisë, apo neglizhencës sonë, na pret një detyrë e vështirë për ta kthyer këtëbrez në binarët e duhur dhe kam shpresën se mund t’ia arrijmë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *