Pse nuk po bëhen dokumentarët e „dramatizuar“ për UÇK-në?

nga Zejnullah Jakupi

Ra ky mort e u pamë! Radiotelevizioni serb (RTS) këtë vit e bëri një hyrje në këtë doktrinë, u mundua ta vërtetojnë se gjoja e kishin pas fituar betejnë e Kosharës. Nuk duhet ta mohojmë, dokumentarin e kishin bërë mirë, shikuar nga aspektet e dramatizimit dhe nga ky aspekt mund ta themi pa hamendje se vetëm ai që di dhe është i përgatitur profesionalisht mund ta tregojnë “sagën” e tij më së miri dhe ta bëjë atë të besueshme për publikun. Shihet se në prodhimin e tij kishin marrë pjesë ´i madh e i vogël´. Poashtu dihet se RTS ishte pjesë e trashëgimisë Jugosllave. Posedonte dhe posedon të gjithë kuadrot, financat. Kjo trashëgimi tani po vihet në shërbim të tyre, pse jo të themi “të propagandës”,. Pra, dokumentari (vizito linkun: https://www.youtube.com/watch?v=UtjXfop64d8&fbclid=IwAR25mhtjPfKLcoW42NaizdftFnCZkw2ZfK-84qOGa42ws-O6QioodzxjuBE) ishte një bashkëpunim mes RTS-së dhe Qendrës Ushtarake për Kinematografi ´Zastava, pra nuk kanë prodhur vetëm një dokumentarë të zakonshëm, siç i bëjnë shpesh televizionet tona, për fat të keq. Si ishte para luftës dhe ku u shkolluan kuadrot e tona dhe ku janë ata sot? A ka Kosova poetencial të bëjë dokumentarë të luftës? Disa janë bërë, pra edhe asosh të ndërtuara me rrëfime të bashkëluftëtarëve duke i pasqyruar ngjarjet me pjesë filmike nga arkiva, pamje filmike amatore, por shumë pak ka patur realizime profesionale me dramatizim!

Trashëgimia e Kosova Filmit dhe dokumentarit televiziv

Përkëtë dihet shumë pak. Sepse regjisorët e RTP-së dikur tashmë nuk janë më ose nuk ishin kyqur ose nuk ishin përfilluar të punësohen në RTK. Por ajo që dihet është fakti se se dikur serbët ose jugosllavët, na bënin filma për Luftën Nacional-Çlirimtare. Akademia dhe propaganda filmike ka qenë në atë kohë shumë e fortë, po mendoj teknikisht dhe profesionalisht. Filmi jugosllav dhe Kinomatografia Jugosllave e pas luftës pra pas (1945) e deri në në vitet 90-ta ka qenë shumë profesionale dhe e financuar nga shteti jugosllav që të përhapte imazhin dhe doktrinën e Bashkim-Vllaznimit mes popujve. Filmat me partizanët kundër okupatorit gjermano italian, nazi-fashist kanë qenë realizime filmike të klasit të parë, përjashto ideologjinë socialiste që mishërohej me jugosllavizmin. Zatën profesionalisht u ngritën në akademitë e filmit dhe në shkollat e Beogradit të gjitha kuadrot kosovare nga bota e filmit, ajo e televizionit dhe radios. Kuadrot e shumta u shkolluan në Beograd dhe me tu kthyrë në Kosovë ngritën Kosova Filmin dhe bënë shumë filma natyrisht me ndihmën e Kinomatografisë Jugosllave, sepse projektet ishin të përbashkëta dhe kështu edhe shqiptarët lanë gjurmë në këtë lëmi. Të gjithë i dijmë protagonistët e saj, nuk dua ti përmendi këtu. Për këtë duhet nje analizë ose punim doktorature.
Por pse pas 20 vitesh Kosova Filmi dhe as Radiotelevizioni Publik nuk bënë asnjë përpjekje ta forconin këtë lëmi, filmin dhe kinemtografinë? Nuk ka as bashkëpunim me Kinematografinë Shqiptare, mbase edhe lufta e Kosovës, ashtu si beteja e Kosharës u ndihmua nga forcat shqiptare të ushtrisë në kufi, sic u ndihmua natyrisht edhe nga forcat aleate të NATOS-së dhe pa intervenimin e tyre as shteti i Kosovës nuk do ishte sot. Ndërsa sa i përket filmit duhet thënën se kinasët tanë as sot nuk përkrahën. Gazetarët e televizionit gjithashtu jo. Kuadroat e tona që kanë studjuar në perëndim, për gazetari dhe televizion, asesi. Tani mbase i anshkalojnë, si për ironi, do thosha; atyre që kanë zënë pozitat, të lidhin bashkëpunim me RTS-në, dhe ta paguajnë televizionin serb, për tua bërë dokumentarët e luftës. Të mos harrojmë se nuk jemi edhe fare pa përvojë. Me sa di, deri diku BIRN dhe Jeta në Kosovë i ka testuar disa herë, kur është fjala për policinë dhe krimin në Kosovë, por si duket tani mungon financimi dhe strategia të ecet tutje. Natyrisht se për këtë duhet financim dhe përkrahje profesionale e që për momentin as shteti i Kosovës nuk e ka. Gjithashtu mungon bashkëpunimi me shtetin amë (Shqipërinë) siç thash,por nuk kemi as kuadro të mirëfillta, ose nuk dëshirojmë, të merremi me punët e “vogëla”, se ka tjera çështje me prioritet. Por, t´i ktehehemi dokumentarit të RTS-së, kushtuar Betejës së Kosharës.

Lexo po ashtu:  Facebook po punon për t’i kthyer në normalitet aplikacionet e tij

RTS-ja dhe dokumentari rreth Betejës së Kosharës

Kush e kupton gjuhën serbe ja vlen të shikohet dokumentari për Betejën e Kosharës i realizuar nga RTS në vitin 2019. Dokumentari ka ndërtuar ngjarjet për betejën në bazë të rrëfimeve të protagonistëve, ushtarëve serbë, dhe udhëheqëseve të ish- Ushtrisë Jugosllave, në fakt serbe. Dokumentari deri diku është i balancuar, në përshkrimin e ngjarjeve faktike, përjashto paragjykimet politike, shoviniste që i shfaq ndaj UÇK- së duke e quajtur si „terroriste“ dhe shumë shprehje tjera denigruese për ushtarët tanë dhe Luftën Çlirimtare. Përkundër këtyre mangësive, dokumentari ja vlenë të shikohet, sepse i tregon në shumicën e rasteve, edhe humbjet e ushtarëve serbë dhe kjo e bënë dokumentarin deri diku të shikueshëm, përjashtuar këtu neverinë që shumë familje kanë humbur bijët e tyre gjatë luftës dhe dihet agresor ishte Serbia. Dokumentari tregon gjithashtu se Beteja e Kosharës ishte tmerrë i vërtetë për ushtrinë serbe. Aty permendet Komandanti Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe shumë lufëtarë të rënë dhe prej atyre që sot janë gjallë etj (pamjet ishin të huazuara edhe nga arkivi i Kosovës). Ata luftuan si vetëtima dhe bënë heroizma të vërtetë, bënë që ushtarët e armikut t´i lënë kockatë një nga një në këtë betejë historike. Ata humbën (ushtria serbe, -Jugosllave) edhe pse përdorën gjithë arsenalin ushtarak (shiko në fund të dokumentarit dhe ja vlenë të lexohen sa e sa brigada dhe sa arsenal ushtarak u shfrytëzua në këtë betejë dhe humbën). Nga këto rrëfime të pjesëmrrësve serbë, vullnetarë, snajperist militarë serbë, UÇK dhe luftëtarë shqiptarë dolën fitues. Në këtë dokumentar u vërtetua edhe njëherë se shqiptarët në luftë guerile janë të parët, nuk kishte kush t´ i ndal. Ata ju futën tmerrin ushtrisë serbe dhe korrën fitore, betejë kjo e cila shumë pak po çmohet, tregon edhe fakti se akoma nuk ka infrastrukturë të mjaftueshme për ta vizituar memorialin e Kosharës.

Lexo po ashtu:  Përdoruesit e WhatsApp tashmë mund ti dërgojnë mesazhe vetvetes

Pse nuk u bë dokumentari për Adem Jasharin?

Stoicizmin heroik të lagjes dhe familjes Jasharaj gjatë ofensivës së ndërmarrë nga forcat ushtarake serbe kundër saj me një improvizim filmik (dramatizim) do të tregohej dhe ilustrohej lufta dhe reszistenca e familjes, pse jo edhe të dokumentohej, si ndodhi ngjarja, sa u përkrah rezistenca e familjes Jasharaj nga luftarët e UÇK-së? Ky dokumentar nuk u bë asnjëherë deri tani. Dihet tashmë, se shumë pak, ose ndihma në këtë kohë nga shtabi i UÇK-së ishte e pamundur,sipas rrëfimeve te bashkëfshatarëve, sepse ishte rrethim i hekurtë nga forcat serbe kur ranë 53 anëtarëve të familjes Jasharaj. Pra, pavarësisht se si kanë qenë rrethanat, historia duhet shkruhet dhe tregohet ashtu siç ka ndodhur. 

Për fund

RTS-ja serbe me dokumentarin e shfaqur tregonte heroizmin e luftëtarëve serbë. Ky ishte një realitet i treguar më shumë për heroizmin e tyre. Por ky dokumentar i RTS-së, nuk mundi ta fshehë trimërinë dhe përgatitje luftarake që treguan luftëtarët tanë edhe pse i rrëfyerë nga ana kundërshtare, na tregon  mënyrë indirekte për luftën strategjike kanë zhvilluar luftarët e UÇK-së drejtuar nga Agim Ramadani dhe Sali Çekaj. Për këtë duhet edhe shteti i Kosovës, por edhe Radio-Televizioni Publik të realizojë dokumentarë të këtij niveli, profesional, për betejat e lavdishme, bazuara pra edhe në rrëfime dhe duke i ndërtuara ato me skena të dramatizuara, për t´i paraqitur sa më reale ngjarjet e zhvilluara para dhe gjatë luftës 1998/99. Ky projekt filmik mund të realizohet  duke bashkëpunuar edhe me teatrot dhe televizionet kombëtare nga Kosova dhe ata nga Shqipëria. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Sot bëhen 78 vite nga masakra më e madhe e kryer ndaj shqiptarëve në Tivar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *