“Duke qenë veteriner, më kërkuan të vizitoja një qen irlandez 13 vjeçar, të quajtur Belker. Familja e qenit përbëhej nga i zoti, Roni, gruaja e tij Lisa dhe i vogli i tyre Shane. Të tre ishin shumë të lidhur me qenin dhe prisnin një mrekulli nga unë. E vizitova dhe vura re se qeni ishte duke ngordhur prej kancerit. I thashëfamiljes që nuk mund të bëhej asgjë për Belkerin, pasi ishte një rast i pashpresë, dhe u shpjegova edhe eutanazinë (vdekjen e programuar për ta lehtësuar nga dhimbjet), për të cilën u ofrova vetë që ta bëja. Njëditë më vonë, ndjeva një pështjellim në gjoks dhe në fyt, teksa e shihja Belkerin të rrethuar nga familja e tij. Shane ndihej i qetë, teksa qëndronte duke përkëdhelur qenin për herë të fundit. Pyesja veten nëse ai po e kuptonte se çfarë ishte duke ndodhur….

Pak minuta më vonë, Belker ra në gjumin e thellë, nga i cili nuk do të zgjohej më. Fëmija Shane dukej sikur e kishte pranuar këtë fakt pa vështirësi. U ulëm për pak minuta duke pyetur njëri-tjetrin se pse jeta e qenve ishte kaq e pafat, saqë jetonin më pak se njerëzit. Shane u shpreh se e dinte arsyen dhe realisht mëhabiti. Nuk e prisja të dëgjoja një shpjegim më të bukur se ky dhe mbi të gjitha, nga një fëmijë 6 vjeçar.

Lexo po ashtu:  Letra e një burri drejtuar të gjitha grave

Ai më tha: “Njerëzit vijnë në jetë për të mësuar se si të jetojnë një jetë të bukur, se si t’i duan të tjerët gjatë gjithë kohës dhe se si të jenë persona më të drejtë, apo jo? Kurse qentë lindin duke i ditur gjithë këto, ndaj nuk ka pse të jetojnë aq gjatë sa ne”. Përgjigjia e tij realisht më bëri ta ndryshoja mënyrën se si e shihja jetën.”

Nëse një qen do të ishte një mësues, ai do të na mësonte se:

– Kur të afërmit e dashur për ty kthehen në shtëpi, vrapo për t’i përshëndetur.
– Krijo eksperienca të reja në ajrin e pastër dhe në ambientin e hapur.
– Mos e humb asnjëherë mundësinë për t’u argëtuar.
– Vrapo, hidhu, luaj çdo ditë.
– Trego vëmendje ndaj njerëzve që do dhe lëri të tjerët të të ledhatojnë.
– Në ditët e nxehta, shtrihu në bar.

Dhe mos harroni asnjëherë se, kur dikush ka kaluar një ditë të vështirë, qëndroni në heshtje. Uluni pranëtij dhe bëjini të kuptojë se ju jeni duke i qëndruar pranë. Ky është sekreti i lumturisë që qentë na kanëmësuar çdo ditë.

Lexo po ashtu:  Hakmarrja e Pierre Picaud, historia reale që frymëzoi romanin e famshëm “Konti i Montekristos”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *