Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se reciprociteti i plotë, politik, ekonomik dhe tregtar do ta zëvendësojë tarifën 100 për qind ndaj Serbisë. Kjo sipas tij nuk do t’i kthejë raportet mes shteteve në marrëdhënie asimetrike, por në avancim fqinjësor bilateral.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi, ka thënë se po të krahasojmë peshën e tarifës 100% ndaj Serbisë të Haradinajt me reciprocitetin e qeverisë se re të Kurtit me Serbinë, do të vërejmë se tarifat e Haradinajt kanë qenë sa të dëmshme për Serbinë, po edhe shumë më të dëmshme për Kosovën.

E them këtë për shkak të tarifave Serbia ndërpreu dialogun me Kosovën dhe ky veprim politik i Haradinajt krijoi marrëdhënie asimetrike politike jo vetëm me Serbinë, por edhe me BE-në e SHBA-në. Pajtohemi plotësisht me deklaratën e Kurtit gjatë takimit me Shefen e Zyrës së BE, ambasadoren Nataliya Apostollova, që tha, se, tarifat serbe do zëvendësohen ne reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar, ky reciprocitet do bënte avancime fqinjësore bilaterale”, ka thënë profesor Mehazi. Sipas tij, qeveria e Albin Kurtit është e vendosur që dialogu me Serbinë të jetë i barabartë e jo nënçmues, superior e jo inferior ndaj Vuçiqit.

Lexo po ashtu:  Google humb titullin e faqes më të njohur në botë – Një goditje e rëndë për motorin e kërkimit më të përdorur në planet!

“Reciprociteti i Kurtit ndaj Serbisë politikisht është më i dobishëm e i fuqishëm sesa taksat serbe. Reciprociteti i Kurtit kërkon marrëdhënie të barabarta bilaterale me Serbinë, dhe është shumë i dobishëm për Kosovën, sepse hap rrugë të suksesshme e të hapura diplomatike drejt instancave më të larta evropiane. Tarifat e Haradinaj ishin ngujuese evropiane për vet Kosovën, kurse reciprociteti i Kurtit është ç’liruese e më fituese për vet Kosovën, reciprociteti i Kurtit është i sinqertë, i hapur, por edhe i ashpër, e mira serbe do kthehet me të mirën, kurse e keqja serbe do te kthehet me të keqen. Reciprocitetit e ka kuptimin e së mirës serbe me të mirën kosovare, e së keqes serbe me të keqen për shtetasit e Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *