Sulmuesi i Psg, Kylian Mbappé i është nënshtruar testit për koronavirus. Talenti francez ka kaluar një natë ankthi në pritje të daljes së rezultateve, për të mësuar nëse ishte i prekur nga virusi Covid 19 apo jo. Prej dy ditësh sulmuesi nuk stërvitej, zyrtarisht për dhimbje fyti. Përgjigjia positive e testit mund të ndryshonte krejtësisht zhvillimin e kthimit të 1/8 të finaleve të Champions kundër Borussia Dortmund, në program të mërkurën në mbrëmje në Parc des Prince me dyer të mbyllura.

Për fat, elementët e parë kanë treguar mundësinë e një testi negative, që kanë konfirmuar kështu diagnozën e parë, të një problem të thjeshtë me fytin.

Lexo po ashtu:  Griezmann për Lautaron më shumë se një ide: ja çfarë humbet e çfarë fiton Conte me shkëmbimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *