Sergej Milinkovic-Savic mbetet ëndërra e Paris Saint Germain për këtë merkato verore. Një ëndërr që, për momentin, duket e destinuar të mbetet e tillë. Edhe klubi i Al-Khelaifi duhet të bëjë llogaritë me krizën ekonomike të diktuar nga pandemia e Covid-19 e oferta që Leonardo ka gati për ti marrë serbin Lazios (flitet për 60 milionë euro) nuk bind fare Lotito, që kërkon të paktën 85-90. Drejtori sportiv brazilian ka bërë të ditur se nuk do të ketë shpenzime të cmendura në këtë merkato, por në këtë pikë duket e vështirë që palët ti vijnë njëri tjetrit përballë.

“Nuk pres operacione prej 100 milionë euro, llogaritë e të gjithë klubeve janë goditur e askush nuk mund ti lejojë vetes të shpenzojë shifra të mëdha, e njëjta vlen edhe për ne”, ka shpjeguar Leonardo gjatë intervistës për Journal de Dimanche. Gjërat natyrisht mund të ndryshojnë në rast të ndonjë shitje të fuqishme: nëse ikën një mes Mbappé e Neymar, PSG mund të ketë likuiditetin e nevojshëm për të ngritur ofertën për Milinkovic e të bindin edhe një të vështirë si Lotito.

Lexo po ashtu:  Guardiola ka filluar të shqetësohet

Duhet përmendur që parisienët, sipas asaj që ka pranuar vetë drejtori sportiv, kanë njoftuar se nuk do të rinovojnë kontratat me Thiago Silva e Edinson Cavani. Një tentativë për të reduktuar barrën e pagesave, por edhe një sinjal se edhe për familjet e pasura katariote, ajo e 2020 duhet të jetë një verë me limite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *