Një studim i Universitetit të Australisë së Perëndimit zbuloi një përbërës në helmin e bletës që shkatërron membranën e qelizës kanceroze brenda 60 minutash.

Në studim u përdorën 300 bletë nga Anglia, Irlanda, Perthi dhe Australia Perëndimore.

U vu re se helmi shkatërroi me shpejtësi qelizat e kancerit të gjirit trefish-negativ, një lloj kanceri që ka mundësi të pakta trajtimi.

Studiuesit treguan se helmi jo vetëm që shkatërroi qelizat kancerogjene, por uli ndjeshëm edhe kimikatet që i mundësojnë qelizave kancerogjene të ndahen dhe të shumohen brenda 20 minutave.

Lexo po ashtu:  Agjërimi i ramazanit nga diabetikët: Si të agjëroni në mënyrë të sigurt?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *