Shumë njerëz janë duke punuar nga shtëpia për herë të parë, pas rregullave të vendosura nga qeveritë, duke ndihmuar kështu në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nisur nga kjo shumë biznese por edhe televizione, kanë gjetur zgjidhje nëpërmjet video konferencave, të cilat bëjnë të mundur krijimin e komunikimit në distancë. Më poshtë ju vijmë në ndihmë me disa këshilla se si të realizoni një video konferencë të suksesshme.

  1. Sigurohuni të fikni mikrofonin gjatë kohës që nuk jeni duke folur, pasi edhe nëse mendoni se ndodheni në një ambient të qetë, shumica e mikrofonave mund të arrijnë të përcjellin zhurma të vogla në sfond, si kollitjet, ose teshtitjet. Këto tinguj mund të shkëpusin lehtësisht vëmendjen e pjesëmarrësve të tjerë të video konferencës duke shkaktuar në të njëjtën kohë dhe ndjesi bezdisjeje.
  2. Respektoni oraret.

Ky duhet të jetë një sjellje standard me çdo takim, video ose në ndonjë mënyrë tjetër. Sidoqoftë, kur jeni duke telefonuar nëpërmjet një video, është veçanërisht e rëndësishme. Gjithashtu nuk duhet të harroni dhe kontaktin me sy gjatë bisedës, në  mënyrë që të keni vemendjen e plotë të bashkëbiseduesit tuaj, i cili mund të shpërqëndrohet më lehtë ndërsa është në një lidhje me video se sa në një takim fizik.

  1. Sigurohuni që pajisja elektonike që do të përdorni për të bërë lidhjen me video të funksionojë si duhet. Për këtë arsye, duhet të bëni disa prova paraprakisht, në mënyrë që të jeni të sigurtë dhe të keni një lidhje të suksesshme me bashkëbiseduesin.
  2. Vishni veshje të përshtatshme për punë.
Lexo po ashtu:  A mundet që një maskë për fytyrë të ndalojë bartjen e virusit? Mësoni për këtë dhe disa fakte të tjera rreth coronavirusit!

Edhe pse mund të jenë shumë të rehatshme rrobet me të cilat punoni në shtëpi, mos harroni t’i ndërroni ata përpara së të zhvilloni bisedën tuaj nëpërmjet video konferencës. Merrni në konsideratë veshjet profesionale, ashtu sikurse do të bënit në kushte normale.

  1. Kornizoni saktë kamerën.

Të gjithë kemi marrë pjesë në video live ku përfundojmë duke parë gjithçka tjetër, përveçse fytyrën e personit më të cilin po flasim. Vendosja e kamerës në një kënd të ulët mund të përcjellë pamje të paqarta dhe të pakëndshme. Ndaj sigurohuni që të kornizoni fytyrën tuaj qartë, për një pamje sa më të pastër.

  1. Sigurohuni të keni ndriçimin e duhur

Kushtet e dobëta të ndriçimit kanë një efekt të madh në cilësinë e videos që ju dërgoni. Mundohuni të mos përzieni ndriçimin natyral dhe ndriçimin e zyrave, përveç nëse llamba juaj e zyrës ka ngjyrë të bardhë. Tregohuni të kujdesshëm që ndriçimi të mos jetë nga poshtë fytyrës tuaj, pasi do të paraqesnit një figurë jo të pëlqyeshme. Në mënyrë që fytyra juaj të duket më qartë, duhet të përpiqeni që ndriçimi të bjerë në zonën e faqeve.

  1. Shikoni në kamerën.
Lexo po ashtu:  Këshilla për t’i rezistuar lajmit të rremë

Një gabim i zakonshëm është shikimi i personit me të cilën komunikojmë, në vend të kamerës. Ndërsa mund të duket si gjëja e duhur për të bërë, në të vërtetë ky veprim duket sikur po shikoni diku tjetër dhe nuk po i kushtoni vëmendje bashkëbiseduesit. Kjo do t’ju ​​bëjë të ndiheni i largët me të dhe më pak profesional. Mendojeni kamerën si sytë e personit që keni përballë, në mënyrë që të krijoni një mjedis sa më komod për bashkebisedimin tuaj.

E.Z/SCAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *