Virusi Covid-19 ka shndërruar mënyrën se si punojmë me një shpejtësi marramendëse. Brenda pak kohës, milona punëtorë u zhvendosën nga zyra në të shtëpitë e tyre, për të punuar në distancë. Pa paralajmërim dhe pa ndonjë përgatitje specifike, drejtuesit kanë mësuar ta drejtojnë ekipin e tyre në mënyrë virtuale.

Nën karantinë, rolit i drejtuesit bëhet edhe më i vështirë, për shkak se do ju duhet të rivendosin oraret për kryerjen e punës, koordinimin e punonjësve si dhe të tolerojnë gabime për shkak të kushteve të pazakonta dhe nën presion që ndodhet ekipi i tyre. Më poshtë ju vijmë në ndihmë me disa këshilla thelbësore, se si mund ta bëjmë punën nga shtëpia të mos jetë shumë ndryshe nga ajo e punës, kryesisht për drejtuesit të cilët duhet të ruajnë qetësinë dhe të kujdesen edhe për mirëqenien emocionale të punonjësve të tyre.

Rivendosni oraret e punës.

Shumica e skuadrave janë mësuar të punojnë sinkron, pasi shumë prej tyre punojnë së bashku në një zyrë, në të njëjtat kushte pune, me të njëjtin orar pune. Në një mjedis të karantizuar, drejtuesit duhet të ndihmojnë ekipet e tyre të përshtaten edhe me punën asinkron. Kjo nënkupton një rivendosje të orareve, duke toleruar dhe duke qënë fleksibël, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të përqendroheni tek rezultatet.

Lexo po ashtu:  Mos i merrni seriozisht komentet negative në rrjetet sociale. Mos e mundoni veten tuaj!

Qëndroni në kontakt të vazhdueshëm

Studimet kanë tregur se komunikimet e shkurtra janë më efektive në ndërtimin dhe mbajtjen e moralit dhe angazhimit të punonjësve tuaj gjatë orarit të punës. Përpiquni të jeni gjatë gjithë kohës në kontakt duke ju dërguar mesazhe të shkurtra.

Caktoni se tek cili prej tyre do të mbështeteni për t’i bërë ballë kësaj situate

Ndjekja e nevojave të secilit anëtar të ekipit do të shterojë shpejt energjinë e secilit drejtues. Për të shpërndarë  këtë përgjegjësi, organizoni anëtarët e ekipit në çifte, pasi ky model i përbashkët i udhëheqjes krijon një mjedis më të mirë dhe më pak stresues gjatë orarit të punës.

Interpretoni tonin dhe mënyrën se si ju flasin punonjësit nëpërmjet mesazheve

Është e vështirë të lexosh shenjat emocionale të ekipit kur nuk je në të njëjtën zyrë me ta. Në vend që të mbështeteni në të dhëna joverbale dhe gjuhën e trupit, tani duhet të kuptoni gjendjen e tyre nëpërmjet teksteve në mesazhe apo sjelljen e tyre në komunikimet e rralla me video. Nëse i njihni mirë anëtarët e ekipit tuaj, ndryshimet në këto modele sjelljeje do t’ju ndihmojnë të identifikoni nëse ndonjëri prej tyre mund të ketë nevojë për një mbështetje shtesë.

Lexo po ashtu:  5 arsyet se pse duhet të zgjoheni herët çdo mëngjes (të vërtetuara shkencërisht)

Transmetoni optimizëm dhe eleminoni ndjesinë e frikës

Optimizmi është ngjitës. Drejtuesit që transmetojnë shpresë dhe besim në të ardhmen, janë më të aftë të ndihmojnë anëtarët e ekipit të tyre të kryejnë sa më lehtë dhe mirë punën, veçanërisht në kushte stresuese. Dhe mos harroni të përdorni humorin si një valvul lehtësimi. Mos harroni se frika ngrin iniciativën, bllokon krijimtarinë dhe shkakton shpërqëndrim.

Komunikoni me ta dhe pse nuk keni asgjë të re për t’iu thënë

Pasiguria ushqen ankthin. Sa më shumë të komunikoni dhe të ndani biseda të ndryshme me ta, aq më pak shanse ka të krijoni një vakum informacioni brenda ekipit tuaj. Komunikoni rregullisht edhe nëse nuk keni informacione të reja për t’i ndarë. Ruajtja e transparencës përmes një gjendje krize, është tregues i mirëfilltë i mirëbesimit, empatisë dhe shqetësimit të vërtetë për ekipin tuaj.

Tregojini atyre se shëndeti i tyre emocional është prioritar për ju

Bëni të qartë për anëtarët e ekipit tuaj se shqetësimi juaj kryesor është mirëqenia e tyre. Njerëzit janë krijesa hiper-sociale që dëshirojnë të përkasin. Dhe siguria psikologjike  ku anëtarët e ekipit tuaj ndjehen të përfshirë, të sigurt për të mësuar, të sigurt për të kontribuar, është parësore edhe në kushtet e karantinës. Kur krijoni këtë lloj mjedisi, ju i lejoni që ata të vazhdojnë të performojnë dhe kontribuojnë maksimalisht në mënyrë cilësore në punë.

Lexo po ashtu:  Si ta nxirrni gjumin e mëngjesit pa pirë kafe

Elefteria Zguri/SCAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *