Oferta vjen nga zona e Val di Sole, në Trentino Alto Adige të Italisë, si shenjë mirënjohje ndaj mjekëve dhe infermierëve që punuan gjatë pandemisë.

Ideja vjen nga operatorët turistikë dhe drejtuesit e strukturave pritëse.

“Të gjithë bënë pjesën e tyre, është momenti për t’i shpërblyer. Pas një periudhe me ngarkesë të madhe stresi dhe larg familjeve, sapo emergjenca të ketë kaluar, mund të shijojnë pushimin në vende që frymëzojnë paqe dhe relaks, në male, për të kuruar dhe rigjeneruar trupin dhe shpirtin”, thuhet në deklaratën e operatorëve turistikë.

Më konkretisht oferta parashikon qëndrimin për tre netë në një nga hotelet e Val di Sole trentina, deri në momentin e ezaurimit të vendeve. Për të marrë pjesë në këtë nismë, mjafton që të dërgohet një letër nga spitalet Covid, për të mundësuar programimin.

Lexo po ashtu:  Nëse sëmundja vjen tek unë, Ju mos më shpini në spital, Më merrni fshehur e pa zhurmë, Më ngjitni lart diku në mal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *