Vendimi i platformave dixhitale të mediave sociale për të bllokuar komunikimet e presidentit Donald Trump përbën një dëshmi të forcës përcaktuese që ato kanë në balancën e pushtetit dhe në mobilizimin e njerëzve për kaua të ndryshme. Sot ky mobilizim po konsiderohet si i rrezikshëm për demokracinë, si kërcënim për të ardhmen dhe si katalizator ndaj urrejtjes ndaj establishmentit.

Por ky vendim i njëanshëm, që pason një episode në politikën e censurës që aplikojnë prej vitesh këto platforma që padashur janë shndërruar në arbitër të etikës së debatit dhe diskutimit masiv, ilustron edhe se ku janë katandisur mediat tradicionale, sesa pka ndikim kanë ato dhe se distanca e jë pjese të qytetarëve ndaj tyre, nuk ka të bëjë vetëm me injorancën, por edhe me faktin se këto media kanë braktisur misionin e vet dhe po gjenerojnë të vërtetat e tyre.

Patjetër që e drejta e fjalës është përgjegjësi në fund, por kjo përgjegjësi nuk mund të ushtrohet me disiplinim të orkestruar nga pak njerëz, pasi herët apo vonë, rrugë të tjera komunikimi do të krijohen. Për të shpërndarë atë mesazh që sot po tentohet të menaxhohet me mbyllje goje. Nuk kanë kaluar më shumë sesa 9 vjet nga protestat në Egjipt, kur njerëzit u lëshuan në sheshin “Tahrir” me thirrjet “I love Facebook”, duke pagëzuar kohën e re që po përjetojmë të gjithë, një kohë kur media po eklipson pushtetin politik siç e kemi njohur. Sespe mundëistë e internetit janë të tilla që sfidojnë narrativat zyrtare në kohë reale dhe pa asnjë kontroll.

Lexo po ashtu:  E shpëtuam Vjosën! Nga Kush vallë, nga Vetja?

Asokohe u quajt Pranvera Arabe, u rrëzuan ata që etiketohen diktatorë dhe u hap një valë gjaku dhe protestash e dhune që nuk ka përfunduar ende. Në vende të tjera Facebook dhe Youtue bllokohen pikërisht për shmangur efekte të tilla. Kjo konsiderohet si dëshmi e një standardi të ulët apo mungesë demokracie.

Në SHBA, Facebook ka vendosur të mbyllë një dritare fjalë për kryetarin e një shteti duke vendosur kështu një rekord të ri në historinë e botës siç e njohim, kur e drejta e fjalës i hiqet njeriut më të pushtetshëm në emër të sovranitetit të popullit dhe ruajtjes së sistemit. Një rast që meriton studim, por me përvojë ne kemi të drejtë të shohim dhe konstatojmë hipokrizinë epokale të Facebook. Pa folur për aspektin juridik të çështjes.

Për të parë një anë tjetër të kësaj çështjeje që na prek të gjithë po sjellim më poshtë qëndrimin editorial të Electronic Frontier Foundation – një fondacion ndër të më të njohurit që kujdeset pikërisht për këto çështje dhe qëndron në krye të luftës kundër abuzimeve të kompanive si Facebook që janë zemreku i të keqes së sotme.

Lexo po ashtu:  Independence/ Iluzioni i Serbisë për ta zhbërë pavarësinë e Kosovës

Si shumica e njerëzve në SHBA dhe në botë, EFF(Electronic Frontier Foundation) është shokuar dhe neveritur nga sulmet e dhunshme mbi Kongresin amerikan, Ne mbështesim të gjithë ata që punojnë për mbrojtjen e Kushtetutës dhe sundimin e ligjit, dhe ne jemi mirënjohës për shërbimin e politikëbërësve, stafeve të tyre  dhe të tjerëve që duruan orë të tëra kufizimi dhe që u rimblodhën për të përmbushur detyrat e tyre kushtetuese.

Vendimet e Tuiter, Facebook, Instagram, Snapchat dhe të tjerëve për të ndaluar dhe/apobllokuar komunikimet e presidentit Trump përmes platformave të tyre është një ushtrim i thjeshtë i të drejtave të tyre, nën Amendamentin e Parë dhe Seksionin 230, për t’u kujdesur për faqet e tyre. Ne i mbështesim këto të drejta.

Megjithatë, ne jemi përherë të shqetësuar kur këto platforma marrin rolin e censorit, ëka është arsyeja pse ne vijojmë të bëjmë thirrje që ata të zbatojnë kuadrin e të drejtave të njeriut në marrjen e këtyre vendimeve.

Ne po ashtu vëmë në dukje se janë po këto platforma që kanë zgjedhur për vite me radhë që të privilegjojnë disa zëra – sidomos zyrtarë qeveritarë – përmbi të tjerët, jo vetëm në SHBA, por edhe në vende të tjera. Një platformë nuk duhet të aplikojë një bashkësi rregullash ndaj shumicës së përdoruesve të vet dhe më pas të aplikojë një bashkësi rregullash më toleruese ndaj politikanëve dhe liderëve botërorë që janë tanimë jashtëzakonisht të fuqishëm.

Lexo po ashtu:  Koha të shkrepim pistoletën!

Ne vend të kësaj, ata duhet të jenë po kaq të arsyeshëm për heqjen e përmbajsyjes së përdoruesve të zakonshëm, sikundër kanë qenë deri më tani për krerët e shteteve. Duke parë përpara, ne u bëjmë thirrje sërish këtyre platformave të jenë më transparente dhe konsistente në mënyrën sesi aplikojnë rregullat e tyre – dhe ne u bëjmë thirrje politikëbërësve që të gjejnë mënura të mbështesin konkurimin në mënyrë që përdoruesit të kenë mundësi të shumta editoriale dhe politike nga të cilat të mund të zgjedhin.

s.zaim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *