“Jam vonë për një takim, duhet të nxitoj”, tha ai, ndërsa rrëmbeu pallton mbi supe dhe u doli jashtë shtëpisë. Ndërsa largohej, ajo erdhi duke zbritur shkallët dy e nga dy. “Prit, prit”, tha ajo, por ai tashmë ishte larguar.

I rudhi buzët, si letër mbështjellëse e përdorur. “Ai harroi të më dhuronte një puthje”, pëshpëriti me një zë që dridhej nën peshën e lëndimit. E telefonoi dhe i tha: “Ike pa më puthur”, i tha.

“Më vjen keq e dashur”, tha ai.

“Nuk ka problem “, tha ajo, duke u përpjekur të shfaqet si e rritur, ndërsa ulte telefonin.

E hëngri mëngjesin shpejt e shpejt, veshi këpucët, mori çantën e shkollës dhe u nis të dalë tek dera, me supet ulur. Teksa zbriste shkallët, makina erdhi e u ndal jashtë shtëpisë. Ai doli nga makina. Ajo vrapoi drejt tij, me fytyrën e qeshur dhe të ndezur si një pemë Krishtlindjesh.

“Më fal që harrova”, tha ai teksa e ngriti në krahë. Ajo nuk tha asgjë. Nofullat i dhimbnin nga buzëqeshja.

Lexo po ashtu:  Probleme me ushqimin e fëmijëve? Ja si duhet të silleni me ata, për të patur rezultatin e dëshiruar

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, askush nuk do e mbajë mend që ai ishte vonë për atë takim, por një vajzë e vogël nuk do ta harrojë kurrë, se babai u kthye nga puna në shtëpi, për t’i dhënë një puthje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *