Puthmë

Puthmë moj e dashur puthmë
Gjer në dhimbje gjer në gjak
S’e duron dot ftohtësirën
Zemra ndezur zjarr e flakë

S’është kupa e përmbysur
Mes gazmoreve për ne
Ti një gjë kupto moj mike
Vec një herë rron mbi dhe

Shih në mes të errësirës
Hënen që shkëlqim vërshon
Sikur t’ish një korb i verdhë
Përmbi tokë fluturon

Puthmë de se kalbësia
Këngën time ma këndoi
Ka të ngjarë qielli lart
Fundin tim parashikoi

Eh moj forcë që venitesh
Do të vdes kjo s’ka dyshim
Veëem dua t’i puth mikes
Buzët gjer në fundin tim

Qe pa turp edhe pa drojtje
Embëlsisht kur t’ënderroj
Tok me shushurima vishnjesh
“Jam e jotja” – të jehojë

Qe si shkuma përmbi kupë
Drita mos na shuhet ne
Ndaj këndo moj mikja ime
Vec një herë rron mbi dhe

Sergej Esenin

Biografia e trishtë:
Sergej Alexandroviç Esenin lindi më 3 tetor 1895 në Konstantinov (sot Esenin), Rusi), bir i vetëm i prindërve fshatarë, është eksponenti kryesor i shkollës së ashtuquajtur e “poetëve fshatarë”.

Në poezitë e tij pasqyrohet bota bujqësore (rurale) e Rusisë së fillimit të shekullit të njëzetë: fjalët e tij lartësojnë bukurinë e fshatit, dashurinë ndaj mbretërisë shtazore, por edhe tepërimet e jetës së tij (Esenin ishte një alkoolist kronik dhe një vizitor i shpeshtë i shtëpive publike). Rritur me gjyshërit, filloi të shkruante poezi në moshën nëntë vjeç. Më 1912 ai shkoi në Moskë, ku e fiton jeton duke punuar si një lektor në një shtëpi botuese. Në Shën Petersburg u bë i njohur në qarqet letrare. Dhe falë poetit Aleksandër Bllok gjen përkrahje karriera e tij si poet.

Lexo po ashtu:  Fjala

Më 1915 ai botoi “Radunica,” librin e tij të parë me poezi, i ndjekur menjëherë nga “Ceremoni për të vdekur” (1916). Për pak kohë ai u bë një nga poetët më të njohur të periudhës. Karakteristikat dhe bukuria e Esenit janë të rralla; ai kërkon mbështetje në pjesën e parë të jetës së tij në mesin e burrave me ndikim, ndërsa në pjesën e dytë preferencat e tij anojnë drejt gjinisë femërore. Me një personalitet romantik Esenin shpeshta bie në dashuri, saqë martohet pesë herë. Ai u martua për herë të parë më 1913 me Anna Izrjadnova, kolege pune në shtëpinë botuese, me të cilën ka të birin Yuri (më vonë arrestuar gjatë spastrimeve të mëdha staliniste dhe vdekur në një gulag më 1937). Në periudhën 1916-1917 Esenin u rekrutua, por fill pas Revolucionit të Tetorit të vitit 1917, Rusia del nga Lufta e Parë Botërore.

Duke besuar se revolucioni do të çojë në një jetë më të mirë, Esenin e mbështet atë, por shumë shpejt zhgënjehet duke shkuar aq larg sa të kritikojë qeverinë bolshevike (e kësaj periudhe është poema “Tetori më mashtroi rëndë”). Në gusht 1917 ai u martua me aktoren Zinaida Raikh Esenin. Nga ajo ka një vajzë, Tatiana, dhe djalin Konstantin. Në shtator 1918 ai themeloi kompaninë e tij botuese të quajtur “Kompania punonjëse moskovite e artistëve të fjalës”. Njihet pastaj me Isadora Duncan, tashmë balerinë e famshme, takimi do të jetë vendimtar për frymëzimin e tij poetik. Marrëdhënia me të (17 vjet më e madhe) është shumë e trazuar dhe e vështirë, sa edhe plot ekstravaganca: i famshëm episodi dramatik në Paris, ku të dy u dëbuan nga një hotel, sepse Isadora kërcente e zhveshur, ndërsa Esenini recitonte vargje. U bashkuan në martesë më 2 maj 1922 (edhe ajo me preferenca dygjinore, dinte vetëm pak fjalë në rusisht: martesa është një pengesë publiciteti për të dy), ndahen vitin tjetër. Kthehet në Moskë dhe martohet me aktoren Augusta Miklashevskaja.

Lexo po ashtu:  Nga 15 Korriku Spotify mbërrin për Shqipërinë dhe Kosovën

Në dy vitet e fundit të jetës së tij Esenin jeton mes tepërimeve, shpesh i dehur, por kjo periudhë e dëshpërimit personal është edhe periudha kur ka krijuar disa nga poezitë e tij më të bukura dhe më të famshme. Në pranverën e vitit 1925 martohet me gruan e tij të pestë, Sofje Andrejevna Tolstaja, mbesa e Leon Tolstoit. Ajo përpiqet që t’i ndihmojë atij, por Esenini nuk është në gjendje për të shmangur një ezauriment nervor: shtrohet në një spital psikiatrik, ku qëndron një muaj. Del nga spitali për Krishtlindje, dy ditë më pas bën prerjen e njërës dorë dhe shkruan me gjakun e vet poemën e tij të fundit, e cila përfaqëson lamtumirën e tij dhënë botës. Njeri i dhunshëm dhe agresiv, poashtu tejet i ndjeshëm, Sergej Esenin vdes i vetëvrarë ditën tjetër, më 27 dhjetor 1925, në moshën 30 vjeç, ndërsa ai ishte në një dhomë hoteli në Shën Petersburg, i varur në gypat për ngrohjen qendrore. Ekziston ende misteri: disa mendojnë se vetëvrasja është një marifet: Esenin në fakt ishte vrarë nga agjentë të KGB-së.

Lexo po ashtu:  Para-porositë e Samsung kanë thyer rekordet, në SHBA dhe Britani

Veprat kryesore të Eseninit: E kuqja e agimit, 1910; – Thellësitë janë tharë, 1910; – Berjoza, 1913; – Vjeshtë, 1914; – Lavirja, 1915; – Do ta vështroj fushën, 1917; – Kam lënë shtëpinë ku kam lindur, 1918; – Vagabondi, 1919; – Rrëfimet e një vagabondi 1920; – Jam poeti i fundit i fshatit, 1920; – Lutja për dyzet ditë e para të vdekjes, 1920; – Nuk kam asnjë mëshirë, mos qaj, mos qaj, 1921; – Pugaçev, 1921; – Vetëm një gëzim kam lënë, 1923; – Letër nënës, 1924; – Taverna Moska, 1924; – Rrëfimet e një vagabondi, 1924; – Dritë hëne e shkretë dhe e zbehtë, 1925; – Njeriu i Zi, 1925; – Qeni Kaçalov, 1925.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *