Lufta në Ukrainë i ka dhënë një shtysë të re marrëdhënieve mes Rusisë dhe Iranit. Në muajt qëkur ka nisur konflikti, media në Perëndim kanë vënë në dukje izolimin që i është bërë Kremlinit, kreu i të cilit ka zhvilluar vetëm një vizitë në Taxhikistan. Së fundmi, po raportohet se Putin do të jetë në Teheran për t’u takuar me presidentin turk, Erdogan dhe presidentin iranian Raisi.

Vizita vjen pas një vendimi të Teheranit zyrtar për të aplikuar pjesëmarrjen në BRICS, një grup ekonomik ku bëjnë pjesë Rusia, Brazili, India, Kina dhe Afrika e Jugut, vende që përfaqësojnë 40% të popullsisë globale dhe 26% të ekonomisë. Hyrja e Iranit i shton vlerë grupimit për shkak se ky vend zotëron rezervat e dyta më të mëdha të gazit natyror në botë dhe ¼-ën e rezervave të naftës në Lindjen e Mesme.

Mbi rëndësinë e një grupimi që ka brenda anëtarë me interesa anagoniste si India dhe Kina, një diplomat perëndimor ka deklaruar se ai ka potencialin e krijimit të një mekanizmi financiar të pavarur që do të mund të neutralizonte përpjekjet e Perëndimit për të imponuar politikat e veta në veçanti apo për kodin Swift.

Lexo po ashtu:  Kurti intervistë për Politico: Ne duam t’i bashkohemi NATO-s. Kemi rritur shpenzimet e mbrojtjes, si përgjigje ndaj agresionit të shtuar serb” 

Përtej këtij momenti, pala amerikane ka hamendësuar se Irani po shndërrohet në një furnziues dronësh për Rusinë, një vend që aktualisht ka nevoja ushtarake për menaxhimin e një konflikti që ka imponuar rishikim taktik në terren. Vizita afirmon deri diku edhe njëherë formatin e ASTANA-s që u krijuar nga të trija vendet për menaxhimin e krizës siriane, që nxori jashtë loje aktorët perëndimorë.

Është e qartë se bota po ndahet në dy blloqe ekonomike, që rivalizojnë për burimet dhe tregun, por jo më për ideologjitë, ndonëse Perëndimi po përpiqet të mbajë në këmbë narrativën ideologjike të demokracisë. Përkundrejt këtyre zhvillimeve njoftohet se Presidenti amerikan Joe Biden do të jetë në Lindjen e Mesme, në një tur që po komentohet se do të përforcojë raportet Izrael-Arabi Saudite, në përgjigje të zhvillimeve që po katalizohen nga një konflikt në Europë. Në rrugën që duket se po futen marrëdhëniet nuk është e largët dita kur Turqia dhe Irani të jenë fuqi bërthamore me një tjetër profil në arenën ndërkombëtare.

Lexo po ashtu:  Vjosa Osmani: "Mos i gënjeni qytetarët - Unë nuk i tradhëtoj qytetarët - Unë nuk jam tradhëtare - Unë do të votoj kundër këtij mocioni"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *