Agjencia ruse e lajmeve Tass konfirmoi se Moska ka humbur një tjetër komandant të lartë të saj gjatë luftës në Ukrainë.

“Sot, komandanti i batalionit të veçantë të zbulimit, “Sparta”, Koloneli Vladimir Zhoga (me emrin e luftës Vokha), vdiq si një hero në Volnovakha,” – shkroi Denis Pushilin, kreu i Republikës së Donetskut në kanalin e tij Telegram.

Sipas, tij Zhoga u plagos për vdekje gjatë një operacioni për të siguruar daljen e sigurt të civilëve nga Volnovakha.

“Burrat e “Sparta” po siguronin një mbulesë për evakuimin e civilëve, kryesisht gra dhe fëmijë. Nacionalistët hapën zjarr ndaj tyre,” – shkroi Pushilin.

Batalioni “Sparta” u krijua në 2014 dhe mori pjesë në betejat për Slavyansk dhe aeroportin e Donetsk.

Vdekja e Zhogës është një tjetër goditje e madhe për Putin, pasi ai më herët humbi dy shefat kryesorë ushtarakë dhe ushtria e tij nuk po arrin të bëjë përpara në territorin ukrainas, aq shpejt sa pritej.

Vokha - Hero of Russia - ePrimefeed

Lexo po ashtu:  Qeni hero që shpëton koala në Australi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *