MekuliPress

Mësimdhënja e Putinit për gënjeshtra

Duke filluar që nesër Putin do të ‘vaksinojë’ fëmijët në shkollë me versionin e tij gënjeshtar të luftës në Ukrainë.

Në Rusi shumë njerëz nuk dinë asgjë për luftën! Arsyeja: censura dhe propaganda shtetërore. Mediat ruse flasin për një “operacion special” në Ukrainë me qëllim për “çlirimin” e saj nga “neo-nazistët”.

Fjala “luftë” nuk dëgjohet në media – as pas bombardimeve të qyteteve të tëra ukrainase, as pasi qindra ushtarëvë të vrarë (500 sipas rusëve, 6000 sipas informacionit ukrainas).

Putin tani po intensifikon ofensivën e tij propagandistike, duke e shtrirë atë edhe tek nxënësit në shkollat ruse. Duke filluar që sot (3 mars), fëmijët në Rusi do të “mësojnë” nga mësuesit e tyre versionin gënjeshtar të Putinit për luftën në Ukrainë. Këtë “udhëzim të posaçëm” ai e urdhëroi sot me dekret/urdhër.

Titulli i historisë për nxënësit: “Operacioni bamirës i Rusisë në Ukrainë”.

Masat e fundit të marra për të shtypur rusët tregojnë se sa i frikësuar është Putini nese rusët do të mësojnë të vërtetën e luftës.

Lexo po ashtu:  Kush e sajon lajmin ndërkombëtar për shqiptarët? E dëmton, apo e ndihmon, kulturën dhe politikat tona lajmi për shqiptarët i ndërtuar nga joshqiptarët?

Twitter dhe YouTube janë tashmë të kufizuar dhe do të bllokohen plotësisht në ditët në vijim. Rregullatori i medias bllokoi dje kanalin e fundit televiziv të pavarur në Rusi, “Dozhd” (“Rain”). Për shkak se punonjësit e stacionit televiziv kanë frikë nga persekutimi – si në rastin e shumë gazetarëve para tyre – kryeredaktori i “Dozhd”, Tikhon Dzyadko, njoftoi sot se do të largohej nga vendi.

Kryeredaktori i medias shkroi në Telegram: “Përshëndetje. Dua ta bëj të qartë se kam vendosur të largohem nga Rusia.”

Disa kolegë nga redaksia morën të njëjtin vendim pas ndalimit dhe mbylljes së faqes së internetit “Dozh” dhe llogarisë së lidhur në mediat sociale.

Televizioni ishte ‘therrë në këmbë’ për Putinin: Në Rusi ka një ndalesë të përdorimit të fjalës “luftë” nga mediat, kur bëhet fjalë për sulmin e përgjakshëm në Ukrainë. Media shtetërore ruse e banalizon pushtimin brutal si një “operacion special”.

Por “Dozhd” ishte një nga mediat e fundit që raportoi me ndershmëri për luftën dhe e quajti atë me emrin e saj ‘luftë’

Lexo po ashtu:  Qeveria ia zvogëlon për 2.8 milionë buxhetin RTK-së, reagon Sindikata

Një radiostacion tjetër reagoi duke protestuar kundër censurës: Radio “Serebjanogo Dozhda” (“Shi i argjendtë”). Radioja do të ndërpresë nga sot të gjitha programet përveç muzikës dhe lajmeve.

Kështu po provon të mbijetojë despoti Putin. Pse jo, kur Europa akoma blenë gazin e tij…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *