Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidenti Ilir Meta me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kështu ka njoftuar Ambasada Ruse në Tiranë përmes një shkrimi në facebook. Përvec Putinit, festën e flamurit ua ka uruar shqiptarëve edhe ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.

“I nderuar zoti President, pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian. Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet”, ka uruar Putin në një telegram urimi.

Lexo po ashtu:  Studimi i ekspertëve: A transmetohet koronavirusi nëpërmjet detit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *