Skerdilajd Zaimi

130 000 njerëz kanë zbritur në shesh në Valencia për të kërkuar largimin e guvernatorit Carlos Manzón për keqmenaxhim të pasojave të përmbytjeve. Kjo pak ditë pas sulmit me baltë ndak mbretit Felipe.

Në ShBA kanë dalë në protestë absurde ndaj fituesit të zgjedhjeve, Donald Trump. Absurde, por legjitime nga njerëz që jetojnë politikisht si qytetarë.

Në Serbi ka ditë me protesta në Novi Sad ku ditë më parë 14 persona vdiqën pas rrëzimit të një çatie në stacionin e trenit. Ministri i Ndërtimit Goran Vesiç dha dorëheqje për arsye morale ndërkohë që presidenti Vuçiç ka njoftuar ndryshime në qeveri.

Protesta ka në Hollandë dhe Itali. Protesta jo për qëllim në vetvete por si reagim.

Po në Shqipëri – është shtet ky ende – çfarë bëhet? Në Shqipëri sundon një narrativë tjetër. P.sh ne e dimë  zyrtarisht se drejtohemi nga një kryeministër matuf që thotë vetë se ai nuk kuptoi gjë kur ministra të tijët bënin batërdinë në korrupsion. Dardha, mollë mbaruan pas krahëve të tij dhe ai siç e thotë proverbi “i zoti i punës e merr vesh o fundit”.

Lexo po ashtu:  Është turp për çdo politikan me prirje demokratike që të bashkëpunojë me një regjim të tillë

I njëjti matuf megjithatë na tha para tri ditësh se nuk ikën dot nga politika se nuk ka kush qeveris!!! Po më keq se kaq ku të shkojë?!

Kryebashkiaku i Tiranës, i qelburnjohuri ZDROMS – hetohet penalisht dhe akuzohet publikisht se ka orkestuar njën skemë zhvatjeje të parave të buxhetit dhe dyshohet se ka gisht në aferën e inceneratorit inekzistent që fatuton ende.

Asgjë nuk ndodh. Protestohet por protestuesit janë kolegët e tij të kullave dhe tenderave.

Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, tha E Ngarkuara me Punë e ShBA në Tiranë, pak ditë pasi “matufi i domosdoshëm” i Surrelit deklaronte se “amerikanët sollën Noc Rrokun”. “Reformën e bëra unë”. Komedi që nuk ka të dytë sepse ky njeri nuk ka depozituar asnjë kallëzim të vetëm institucional për ata që i ka patur ministra dhe e vodhën.

Opozita?! Tani që Shqipëria ka “hapur Themeloret” me BE-në opozitës i bie barra e madhe të bëhet pak më shumë opozitë, ndaj edhe nga Mosbindja Civile hyn për diskutime në buxhet. Xhanëm çfarë flasin aty se ne edhe për shkrim e lexim po dalim të fundit në botë?

Lexo po ashtu:  Një ndihmë e fundit për të Sëmurin e Beogradit

Kushdo të jesh, nuk e analizon dot absurdin e një shoqërië të kalbur, të marrë fund si ne. Një shoqëri që e urren Politiken, por adhuron Politikën ku ndjen se vegjeton e rron si mot e jetë. Këtu gjen kuptim çdo gjë që ekziston në këtë vend të mosndodhive politike, krimit dhe krromës së çdo gjëje.

Na thanë që do hyjmë së shpejti në BE sepsë kanë frikë mos na prish mendjen Rusia apo Kina. Kaq vlerë të kemi thua!

Po shteti Bektashi se desh harruam? Një tampon mes budallallëkut dhe ligësisë së djeshme me atë të nesërme!!!

Ne jemi të mjerë jo prej fatit, as gjeopolitikës, por prej shpirtit tonë, një rrëpirë e ngushtë si zorrë e trashë. Të  mos ushqejmë iluzione për Qelbësirën Shqipëri se kështu e bëmë vetë.