MSc. Genta Ruçi

Orientim për prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe për vazhdimin e punës në kushte shtëpie. Në këtë tërësi informacioni dhe komunikimi online, sa të mundur e kanë përfshirjen fëmijët me aftësi ndryshe?

Në këto ditë aspak të zakonshme për secilin prej nesh, gjendemi përballë një situate të panjohur, përballë “kushteve” dhe “kufizimeve” që duhet të ndjekim me përpikmëri dhe që na ndajnë nga përditshmëria jonë, nga njerëzit tanë më të dashur. Ndodhemi vazhdimisht nën trysninë e informacioneve të shumta, të frikshme  dhe të ndikuar nga përjetime emocionale të cilave nuk u vendosim dot emër. Përballë një situate të tillë, të gjithë ndihemi të pafuqishëm dhe të gjithëve na nevojitet ndihme. Specialiste të fushave të ndryshme po kontribuojnë me informacione dhe teknika ndërhyrje, po orientojnë  të gjitha grupmoshat për mënyrat e përballimit të situatës. Psikologët u kanë kushtuar një vëmëndje shumë të madhe fëmijëve, përjetimeve emocionale dhe sjellore që mund të shfaqin e për këtë rrjeti Psikosocial po jep kontributin në të gjitha format për tu gjendur pranë tyre. Por në këtë tërësi informacioni dhe komunikimi online, sa të mundur e kanë përfshirjen fëmijët me Aftësi Ndryshe?

Lexo po ashtu:  Prindërit si ndikues kryesorë në zgjedhjen e dashurisë!

Duhet kuptuar se përshtatja për këta fëmijë është më e vështirë, ndryshimi i rutinës mund të sjellë reagime emocionale nga më të ndryshmet, përkthyer këto dhe me problematika në sjellje.

Disa prej tyre do shfaqin mungesë vëmendje, ankth, zemërim, problematika me gjumin, me të ngrënit, shtim i sjelljeve kundërshtuese, sjelljeve steriotipe, vështirësi e deri në refuzim për të punuar me prindërit etj. Në shkollat që ndjekin, të gjithë fëmijët shoqërohen me PEI( Plan Edukativ, Individual) dhe në përputhje me zhvillimin e fëmijës hartohen objektivat mësimor, por ndërkohë që nxënësit orientohen onlinë nga mësuesit e tyre, kjo teknikë është e vështirë të sjellë rezultat me të gjithë  fëmijët, pavarsisht punës dhe përpjkjes nga ana e Mësuesve Ndihmës. Në një situatë të tillë, si Psikologe Shkollore, ndiej detyrë dhe përgjegjësi t’u vij në ndihmë dhe të orientoj sadopak prindërti e fëmijëve me Aftësi Ndryshe për vazhdimin e punës dhe në kushte shtëpie.

Më poshtë do listoj disa hapa që mund të ndiqen , kjo në përputhje me zhvillimin dhe programin e çdo fëmije:

– Siguroni vëmendjen e fëmijës nëpërmjet lojërave të thjeshta, realizimit të një puzzle, imitimit me kuba,  lojërave ndërtuese, me plastelinë etj.

Lexo po ashtu:  Shumë kohë para ekranit ngadalëson zhvillimin e fëmijëve

– Vizatoni dhe ngjyrosni figura sipas modelit dhe realizoni ushtrime për aftësimin grafik.

– Përdorni libra me figura, libra të vjetër, revista, materiale ku mund të gjeni sa më shumë figura, për të emërtuar, për të treguar funksionet e objekteve, për të kategorizuar.

–  Nxitini në komunikim duke realizuar pyetje me ku, kur, kush, çbën??…dhe për çdo përgjigje të saktë shpërblejeni fëmijën .

– Lexojuni përralla dhe ndaloni gjatë leximit duke bërë pyetje të thjeshta, interpretoni sa më shumë gjatë leximit  duke bërë mimika dhe reagime që e nxisin të ju imitojë dhe të kuptojë emocionet.

– Angazhojini me aktivitete në shtëpi, duke i orientuar nëpër dhoma , të gjejë objektin e fshehur nëpër vende të ndryshme. P.sh mund dhe të listojë me shkrim objektet që shikon në një dhomë dhe ato që ndodhen në një dhomë tjetër. Gjithçka mund të përdoret në funksion të komunikimit dhe në mënyrë argëtuese.

– Realizoni vakte (emërtoni përbërësit) dhe punë të thjeshta në shtëpi së bashku . Lejoni  fëmijët të kryejnë në mënyrë të pavarur disa veprime në kuzhinë.

Lexo po ashtu:  Ky është zakoni i thjeshtë që do të ndihmojë fëmijët tuaj të rriten

– Kohën që më parë nxitoheshit për në shkollë, përdoreni që fëmija të realizojë në mënyrë të pavarur kujdesin ndaj vetes ( veshjen, ushqyerjen, sistemimin e sendeve personaleetj).

– Sipas aftësive akademike që fëmija zotëron, realizoni në shtëpi ushtrime të thjeshta sipas lëndëve mësimore, duke i kujtuar shkollën dhe rutinen e saj, por jo duke e mbingarkuar.

– Në përputhje me zhvillimin e çdo fëmije, përdorni si teknikë relaksuese muzikën, imitimin e tingujve , të mësojë një këngë për fëmijë përmes përsëritjes, të ndjekë ritmin me lëvizje trupore etj.

– Realizoni lojra në formëne ushtrimeve fizike sipas ambjenteve që zotëroni. Me rrathe, me topa tenisi dhe rrjete, rrëzimi i shisheve me top, e rëndesishme të jemi sa më shume kreativ.

–  Mbajini fëmijët sa më larg paisjeve elektronike, medias dhe realizoni sa më shumë aktivitete sëbashku. Përforconi vazhdimisht arritjet dhe sjelljet e përshtatshme dhe inkurajoni “Aftësimin Praktik”.

Duke ju uruar punë të mbarë, uroj të kalojë sa më shpejt situata në të cilën ndodhemi dhe të jeni mirë ju dhe familjet tuaja.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *