“Campeon” (”Kampioni”), një qenush i moshës dy vjeç e dy muaj, u regjistrua dje në Atenas (Kosta Rika, rreth 35 kilometra nga kryeqyteti San Jose) si kafsha e parë në Amerikën Latime që është bërë objekt i keqtrajtimit dhe që merr pjesë në rolin e viktimën në procesin gjyqësor ndaj personit ka ushtruar dhunë ndaj tij.

Kryetari i gjykatës paralajmëroi se nuk do të toleronte asnjë formë konfuzioni në sallë, ndërsa Campeon qëndroi i qetë si për t’i thënë, përveç një lehje me zë të ulët, se ishte shumë i mirë.

Salla e vogël ku do të zhvillohej seanca dëgjimore në gjykatën e Atenas ishte pothuajse e mbushur plot me rreth 15 përfaqësues të medias, pjesës civile, prokurorët, dëshmitarët, e akuzuara dhe avokati i saj dhe banorët, (kryesisht gra në moshë) të pranishme për të mbështetur ”viktimën”.

”Seanca dëgjimore u mbyll dje pasdite dhe do të rinisë të premten në mëngjes”, njoftoi prokuroria.

Në nëntor 2017, Campeoni, ishte një qenush vetëm gjashtë muajsh me emrin Tyson.

Lexo po ashtu:  Forma e hundës suaj flet shumë për karakterin tuaj, ja si jeni

Presidentja e Fondacionit të Atenas në Ndihmë të Kafshëve të Braktisura, Dora Castro, sqaroi dje në gjykatë se ajo ishte vënë në dijeni nga një prej vëllezërve të pronares së qenushit të vogël, i cili i kishte dërguar një video ku shfaqej sesi ky i fundit keqtrajtohej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *