Dihet tashmë se qentë janë nuhatës fantastikë, por një qenush ka provuar se ndjesia e tyre e nuhatjes mund të jetë edhe më e jashtëzakonshme se sa e kishim menduar. Sierra, një qenush Husky Siberian ishte në gjendje të zbulonte aromën e kancerit tek pronarja e saj, para se mjekët të ishin në gjendje të identifikonin sëmundjen.

Stephanie Herfel, nga Wisconsin, kishte dhimbje barku kur qenushi i saj Sierra bëri diçka të pazakontë.

“Ajo e vuri hundën në barkun tim dhe nuhati aq thellë saqë unë mendova se kisha derdhur ndonjë gjë mbi rrobat e mia. Ajo e përsëriti dy herë, pastaj edhe një herë të tretë. Dhe pas kësaj shkoi dhe u fsheh. U fsheh me të vërtetë pas dollapit..” ka treguar pronarja e qenushit për  Milëaukee Journal Sentinel.

Gruaja vizitoi një mjek, por ai tha se ishte thjesht një kist ovarian dhe i kishte dhënë asaj disa ilaçe për të qetësuar dhimbjen. Por qenushja Sierra nuk u bind.  Ajo u përpoq t’i tregonte pronares se diçka më serioze po ndodhte duke i prekur barkun dhe duke u fshehur pas dollapit. Dhe ajo që doli ishte se Sierra kishte të drejtë.

Lexo po ashtu:  Pse disa njerëz gjatë udhëtimit më makinë kanë marramendje, lodhje dhe vjelle

Pasi gruaja bëri një takim me një gjinekolog, ajo u diagnostikua me kancer ovarian të fazës 3. Më vonë ajo iu nënshtrua një histerektomie të plotë për të hequr mitrën dhe kimioterapisë. Herfel përfundoi trajtimin në prill të vitit 2014, por vetëm një vit më vonë, Sierra u fsheh përsëri. Kanceri ishte kthyer dhe tani kishte prekur mëlçinë e gruas.  Pastaj, në 2016, Sierra u fsheh përsëri pas dollapit dhe për herë të tretë kanceri ishte në zonën e legenit të gruas.

Sierra bënte të njëjtën reagim kur Herfels sillte ndonjë shoqe e cila po ashtu kishte kancer. Gruaja ia ka dalë të mposhtë kancerin dhe planifikon të përhapë sa më shumë historinë e Sierras. “Unë thjesht ndjej se historia ime mund t’i lejojë njerëzit të shikojnë kafshët e tyre dhe të kuptojnë se ata janë mjaft të zgjuar”, tregoi ajo.

Sierra nuk është i vetmi qen që mund të ndiejë diçka të keqe. Hundët e qenve kanë deri në 300 milionë receptorë të erërave, në krahasim me vetëm 5 milionë që kanë njerëzit. Ata gjithashtu kanë një organ tjetër nuhatës në pjesën e prapme të hundës, që quhet organi i Jakobson, të cilin ne njerëzit nuk e kemi fare. Ky sistem i fuqishëm i nuhatjes u mundëson qenve të zbulojnë erëra të lehta që lëshohen nga qelizat e kancerit të quajtura komponime organike të paqëndrueshme. Shumica e qenve duhet të trajnohen për të njohur këto aroma, por Sierra ishte qartë një rast i veçantë.

Lexo po ashtu:  “Elefanti më i vetmuar në botë” lirohet nga kopshti zoologjik pas 30 vjetësh

Një organizatë në Mbretërinë e Bashkuar Dogs Detection Dogs (MDD) trajnon qentë për të zbuluar erën e sëmundjes njerëzore në mostra të tilla si urina, fryma dhe shtresa e lëkurës. Hulumtimi mbi mënyrën se si mund të përdoren qenushët në praktikën e rregullt mjekësore është ende në zhvillim, por në sajë të organizatave si MDD, sigurisht që po përparon. Kush e di, mbase një ditë do të kemi qen me nuhatje të veçantë si Sierra në çdo spital.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *