Gjatë gjithë historisë, njerëzit kanë zhvilluar lidhje të veçanta me këto kafshë. Për njeriun cilësohet si shoku më i mirë.

Është fjala për qentë, ata konsiderohen si kafshët shtëpiake më besnike në historinë njerëzore.

Ata nuk i harrojnë zotërinjtë e tyre dhe nuk lejojnë që ata të dëmtohen në praninë e tyre.

Qentë kanë një ndjenjë të natyrshme të besnikërisë ndaj shtëpisë që ata I përkasin dhe dëshirën e fortë për siguri, shoqëri dhe miqësi.

Edhe qentë më të dhunshëm dhe më të fortë në botë qëndrojnë besnikë ndaj zotërve të tyre.

Raca Yorkshire njihen si shoqërues të mirë të njerëzve.

Ata ambientohen shumë lehtë dhe nuk lejojnë që një anëtar i familjes, të dëmtohet në praninë e tyre.

Njihen si racë shumë e guximshme, shumë energjike, dhe duan të jenë gjithmonë pranë pronarëve të tyre, kanë pak vështirësi që të ambientohen me të huajt.

Yorkshire është padyshim një nga racat e qenve më besnikë të të gjitha kohërave.

Bulldogët kanë origjinën nga Anglia, njihen për guximin, qëndrueshmërinë, intelegjencën, dashurinë dhe trimërinë e tyre.

Hulumtimet kanë treguar se ky lloj qeni formon një lidhje të përzemërt me njerëzit, si dhe me kafshë të tjera.

Golden Retriver është një racë tjetër që e hasim shumë shpesh nëpër familje.

Lexo po ashtu:  Donacioni rekord/ Miliarderi amerikan i Twitter shkrin një të tretën e pasurisë në luftën kundër Covid-19

Ky lloj i qenit është shumë pozitiv dhe gazmorë.

Janë shumë të qetë, të durueshëm dhe gjithmonë duan të jenë rreth njerëzve.

Besnikëria e këtij qeni për njeriun është përtej kufijve, ata janë në gjendje të rrezikojnë edhe jetën e tyre nëse pronari është në rrezik.

Edhe raca boxer, hyn në mesin e qenve më besnik në historinë njerëzore.

Është një racë, që besohet të ketë prejardhje nga gjermania, njihet për një fizik më të ashpër, me një natyrë të fuqishme dhe energjike.

Këto lloje të qenve janë të këndshëm, të lehtë për t’u mbajtur, dhe mbi të gjitha, ata janë jashtëzakonisht besnikë ndaj shtëpisë që ata i përkasin.

Një nga gjërat më interesante në lidhje me këtë qen është se ata janë të padëmshëm për anëtarët e familjes, por janë të rrezikshëm për të huajt, sidomos nëse pronarëve të tyre u kanoset ndonjë rrezik.

Raca “Brittany” besohet se është zhvilluar në vitet 1800 nga një provincë e Francës e quajtur Brittany.

Qeni Brittany fillimisht ishte edukuar për qëllime të gjuetisë së shpendëve.

Ata kanë disa nga karakteristikat më kreative, kanë një natyrë shumë të ndjeshme, janë të lehtë për tu trajnuar, njihen si shokë shumë të mirë, dhe mbi të gjitha ata janë besnikë ndaj pjesëtarëve të familjes.

Lexo po ashtu:  Sondazhi/ 1 në 10 amerikanë nën 40 vjeç mendojnë se hebrenjtë shkaktuan Holokaustin

Labradori konsiderohet si një nga racat më të famshme të qenit në të gjithë botën.

Ky qen ka një numër të madh të atributeve pozitive që e bëjnë atë të veçantë në mesin e të gjitha llojeve të qenve.

Shumicën e kohës janë shumë të lumtur, njihen për intelegjencën e tyre dhe afërsisë me fëmijët.

Janë shumë energjik dhe mbi të gjitha besnik për familjen e tyre.

Veqantia e racës që do e prezentojmë në vazhdim qëndron në madhësinë dhe forcën e tij.

Ka një emër të quditshëm, mirëpo konsiderohet të jetë shoku ideal I familjes tuaj.

Shumë shpesh e quajnë me emrin Pilot mirëpo emrin e vërtetë e kanë “Kuvasz”.

Njihet si një nga racat më intelegjente, kjo race e qenit është në gjendje t’u ndihmoj anëtarëve të familjes edhe me punët e shtëpisë.

Ju mund të vizitoni supermarketin me këtë qen dhe ai do ju përcjellë qetë dhe pa sherr teksa mban qeset tuaja.

“Beagles” janë të edukuar për gjueti dhe janë përdorur kryesisht nga agjentët e sigurimit të atdheut për shkak të aftësisë që ata posedojnë për të nuhatur dhe janë të shpejtë për të vepruar kur lind nevoja.

Lexo po ashtu:  10 fakte rreth Europës që do t’ju befasojnë

Sipas studimeve, origjina e Beagles mund të ketë gjurmë nga Britania e Madhe, por janë përmendur të kenë një simbiozë me Greqinë e lashtë.

Janë të njohur për butësinë dhe bukurinë e tyre, kjo racë qeni është shumë besnike dhe e lidhur me pronarët e saj.

“German shepards” kanë origjinën nga Gjermania, dhe thuhet se u zhvilluan gjatë viteve 1800.

Janë shumë aktiv dhe të lehtë për tu trajnuar, ata duan të mësojnë dhe të provojnë gjëra të reja, janë besnikë ndaj pronarëve dhe mbi të gjitha ata gjithmonë janë të gatshëm t’i shërbejnë një qëllimi.

Historikisht kjo racë qeni ka qenë përdorur nga policia dhe ushtria.

Si qeni më besinik I të gjitha kohërave cilësohet të jetë raca Collie rough.

Është një race që ka origjinën nga Skocia dhe njihen si qentë më të shoqëruar në botë.

Ata janë të famshëm për inteligjencën, qetësinë, aktivitetin e tyre.

Nëse jeni duke kërkuar për një qen që ka të gjitha cilësitë më të mira të mbledhura në një vend, Rough Collie i ka të gjitha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *