Aktivistët në mbrojtje të katërputroshëve kanë nisur plotësimin e një peticioni, të cilin synojnë ta bëjnë kombëtar, kundër vrasjes së qenve të rrugës.

Të ftuar në Rtv Ora, aktivistët Adriana Kalaja dhe Endri Noti u shprehën se zgjidhja për qentë e rrugës është vetëm sterilizimi.

Duke ju referuar Tiranës, ata thanë se Bashkia ka abuzuar me fondet që ka në dispozicion për këta qenë.

Ata folën gjithashtu për vrasje të tmerrshme të qenve në spitalin e Kombinatit.

Adriana Kalaja: Ne që jemi kafshëdashës kujdesemi për qentë e rrugës. Çdo aktivist kujdeset për qentë e lagjes së tij duke marrë përsipër vaksinimin, sterilizimin dhe ushqimin. Kemi vënë re raste të tepruara që aktivistë të ndryshëm në ditë të caktuara nuk gjejnë qentë në lagjen e tyre. Marrim informacion nga miqtë tanë në bashki që në ditë të caktuara punonjës të bashkisë Tiranë shkojnë te Liqeni Artificial, marrin të gjithë qentë e zonës që në raste të caktuara kanë pasur dhe familje dhe çohen te spitali i Kombinatit, qen që i marrin dhe i çojnë në qytetet jashtë Tiranës, i hedhin në autostrada. Në spitalin e Kombinatit qentë vriten në mënyrën më të tmerrshme duke u injektuar dhe acid në zemër, duke abuzuar dhe me fonde që bashkia i ka të planifikuara. Bashkia e Tiranës ka 82 milion lekë në muaj për qentë e rrugës.Prokuroria nëse do të hetojë është shumë e lehtë, të merret buxheti i përcaktuar për qentë, sa nga ky buxhet shkon për spitalin për vaksinimin dhe kastrimin e qenve. Edhe ne nuk është se kemi dëshirë të madhe që qentë të rrinë rrugëve.

Endri Noti: Kam një raport që ka dalë nga zyrat e tyre për një vit kalendarik, janar 2019-janar 2020, janë 944 qenë që janë marrë dhe vetëm 22 janë shpëtuar nga ana e kafshëdashësve. Kosova shumë shpejt inaguron qendrën e re për ndihmën e kafshëve. Edhe ne hajde ulemi dhe bashkëpunojmë. Fondi është, buxheti është, ekspertiza nga jashtë mund të vijë. Ne jemi më keq se Afrika, nuk zgjidhet çështja duke vrarë.

Lexo po ashtu:  Fitorja e Shqipërisë kundër Ukrainës: jo vetëm fitore sportive! - Ne jemi më të fortë se çdo paragjykim, më të mençur se çdo dyshim, më të nderuar se çdo padrejtësi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *