Qershitë janë një frut i vogël, por me vlera të mëdha ushqyese, ku cilësohen si një ilaç i vërtetë për organizmin tonë.

Duke nisur nga rreziku për zemrën, mbron nga kanceri e nga shumë sëmundje të tjera.

Efektet pozitive në organizmin tonë janë të shumta, ndaj konsumimi i tyre do të ishte edhe shumë i nevojshëm. Sipas mjekëve, qershitë pengojnë oksidimin e kolesterolit të dëmshëm LDL, i cili i dëmton enët e gjakut. Për të pasur zemër të shëndoshë, ne duhet të konsumojmë sa më shpesh qershi.

Qershitë na sigurojnë nga sulmi në tru, duke ndikuar në zvogëlimin e arteriosklerozës. Po ashtu, sipas disa studimeve, qershitë kanë rol edhe në parandalimin e nisjes së kancerit, për shkak të përmbajtjes vitaminoze dhe fibrore, si edhe në reduktim të inflamacionit dhe lehtësim të dhimbjeve. Më poshtë po rendisim disa nga vetitë pozitive të tyre:

Trajton kancerin

Nëse ju jeni një pacient i sëmurë me kancer, konsumimi i qershisë rrit shanset për shërim. Kjo, për shkak se qershitë kanë veti ushqyese që ndihmojnë në luftën kundër të gjithë mënyrave te kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Lexo po ashtu:  Studim: Meshkujt e shkurtër janë më të dhunshëm se meshkujt e gjatë!

Forcon kujtesën

Mos iu ndani qershive këtë sezon sepse ajo shërben për të forcuar kujtesën. Kjo ndodh për shkak të një komponent që gjendet tek kokrrat e ëmbla , e njohur si anthocyanin, shkruan noa, përcjellë Klan Kosova. Shkencëtarët kanë provuar se ky përbërës është i mirë për trurin. Përveç forcimit të kujtesës, qershia ndihmon në parandalimin e humbjes së saj.

Rrit cilësinë e gjumit

Ata që konsumojnë më shumë qershi, kanë më shumë shanse që të bëjnë gjumë të thellë. Kjo është për shkak se qershia përmban një hormon të njohur si melatonin. Melatonin është e njohur për rregullimin e cikleve të gjumit. Për një gjumë më të mirë, më të relaksuar dhe të kënaqshëm është i këshillueshme konsumimi e qershisë.

Parandalon plakjen

Melatonina gjithashtu vepron si një agjent kundër plakjes dhe ndihmon në ngadalësimin e procesit te plakjes. Kjo do të thotë se njerëzit që hanë qershi mund të duken me te ri për një periudhë më të gjatë se sa ata që nuk bëjnë.

Lexo po ashtu:  Fakte që (sigurisht) nuk i keni ditur rreth gjumit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *