Deri në fund të vitit në Kosovë do të arrijnë rreth 1 milion e 200 mijë vaksina të prodhuesit “Pfizer”.

Lajmi është konfirmuar nga ministi i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

“Deri në fund të vitit nga kompania Pfizer pritet të arrijnë mbi 1 milion e 200 mijë vaksina kundër COVID-19”, tha ai.

Vitia ka folur edhe rreth planit të vaksinimit.

“Plani i vaksinimit në masë nënkupton administrimin e një numri shumë më të madh të vaksinave brenda një muaji që mendohet mes 300,000 dhe 400,000 vaksinave në muaj”, tha ministri.

Ndryshe, kryeministri Kurti në mbledhjen e së premtes konfirmoi se janë finalizuar negociatat me “Pfizer”.

Lexo po ashtu:  Kryeministri në ardhje: Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *