Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria në mënyrë elektronike sonte do të marrë vendimin që edhe Malisheva të izolohet sikur Klina e Vitia, pas rasteve të reja me koronavirus.

Ndërkohë për çështjen e buxhetit, Kurti tha se është mirë që diskutimi mos të zgjatet shumë, meqë është gjendje e jashtëzakonshme.

Kurti: Bëhet fjalë për një situatë të pazakonshme

“Si qeveri sonte do të na duhet ta marrim vendimin në mënyrë elektronike për votim që edhe Malisheva të vendoset në situatën e njëjtë sikurse Klina e Vitia. Bëhet fjalë për një situatë të pazakonshme, është një situatë e paparë në Kosovën e pasluftës. Situatë e pazakonshme dhe e falënderoj opozitën që sot kanë ardhur në këtë seancë të jashtëzakonshme, besoj që opozita ka bërë mirë që ka ardhur në këtë s eancë, duke pasur parasysh qëndrimin e opozitës për buxhetin në një situatë të pazakonshme mendoj që kanë bërë mirë janë vonuar pas pushimit, ndërkaq për deputetet e shumicës mendoj që kanë bërë mirë që kanë votuar, mendoj që edhe opozita kanë bërë mirë që janë ankuar pas kësaj, por vetëm tash mos të zgjatet shumë kjo”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Arben Vitia në tubim: Të tjera sfida kemi përpara, ndoshta edhe më të rënda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *